Anabelizim

Ejakulimi i parakohshëm vs Vjehrra: Çfarë NUK durojnë dot vajzat shqiptare

Ejakulimi i parakohshëm vs Vjehrra: Çfarë NUK durojnë dot

Me ndjekësit e Revista Anabel në Instagram, realizuam një sondazh mbi burrin ideal. Për karakteristikat e tjera kemi folur gjerë e gjatë në një tjetër artikull, ndërsa këtu do të përqëndrohemi tek kjo pyetje:

“Ejakulim të parakohshëm” apo “të dëgjonte më shumë të ëmën”: Çfarë do i duroje burrit ideal?

Siç mund ta shihni, pjesa më e madhe (63%) janë gati të sakrifikojnë edhe seksin, vetëm e vetëm që ai të mos dëgjojë shumë të ëmën.

Ejakulimi i parakohshëm vs Vjehrra: Çfarë NUK durojnë dot

Sipas disa ndjekëseve, “seksi është i rëndësishëm, por nëse vjehrra është në mes, ndryshon puna”.

“Po dëgjoi shumë të ëmën ai, zor se do bëjmë ndonjëherë seks”, thotë një tjetër. Ndërsa një pjesë do ta ndihmonte partnerin për t’u përmirësuar.

Raporti nuse – vjehrrë ka qenë përherë i diskutuar, për aq kohë sa edhe mbretëresha e Spanjës, Letizia, pati një “përplasje” publike me të vjehrrën.

Megjithatë ka edhe plot raste të tjera, si Yllka Mujo me partneren e Amosit apo Floriana Garo me të vjehrrën, ku raporti është gati perfekt.

Megjithatë, si t’ia bësh që vjehrra mos të të shkatërrojë marrëdhënien me burrin, përshirë këtu edhe ~seksin~?

1. Zbuloni se çfarë dëshironi nga ai.

Dëshironi thjesht të shfryheni, dëshironi që ai ta kuptojë vërtet shqetësimin tuaj apo dëshironi që të bëjë diçka për të rregulluar situatën? Biseda do të jetë shumë më frytdhënëse dhe do të ketë rezultat nëse ju pikë së pari qartësoheni se çfarë po përpiqni të arrini nga gjithë kjo. Në fund të fundit, nëse nuk e dini ju vetë se çfarë dëshironi prej bashkëshortit tuaj, si do ta dijë ai?

2. Thuajini pa e zgjatur shumë se çfarë dëshironi.

Niseni bisedën me duke i shprehur ballë për ballë, fare qartë se çfarë dëshironi nga ai, çfarë prisni. Ju mund të thoni, “Kam nevojë të shfryhem pak te ti, mos u ndje i detyruar të bësh apo të thuash diçka.” Kështu partneri nuk do të ndihet në presion si dhe do ta ndihmoni për të kuptuar se çfarë duhet të bëjë që t’ju ofrojë ndihmë. Ose mund të thoni diçka të tipit: “Kam shumë nevojë nga ana jote të më kuptosh se sa e prekur jam, si janë gjërat dhe si po më lëndon e gjitha kjo..” ose “Dua të flas me ty për diçka që mamaja jote më tha dhe më mërziti shumë. Do doja shumë të më ndihmoje, si t’ia bëj.” Thuajini fjalët me kujdes, pasi ato janë mënyra e vetme dhe më efektive që të arrini atë që dëshironi. Duke u ankuar për mamanë e tij apo duke fajësuar vetë atë nuk do t’ju ndihmojë aspak, ndonëse në moment do të ndiheni disi më mirë. Shmangini gjërat që kanë gjasa të shkaktojnë debat dhe përkeqësojnë situatën.

3. Fokusohuni te marrëdhënia juaj në çift, jo te mamaja e tij

Kini parasysh, diskutimi i mësipërm, mbi atë që dëshironi që ai të bëjë për çështjen në fjalë është vetëm midis jush dhe bashkëshortit. Ky është një reaksion martesor, i cili për të shkuar në fund ka nevojë për ju të dy, si përbërësit kryesor. Mamaja e tij ka qëlluar të jetë thjesht katalizatori, nxitësi me pak fjalë. Duke vënë në qendër çështjen (ju duhet mbështetja e tij) në vend të vjehrrës (se sa e pandjeshme është ajo) e bëni diskutimin të rezultojë shumë më produktiv.

Ndaj në vend që të lëshoni akuza të tipit “Vetëm një psikopate vjen edhe futet në shtëpinë e tjetrit kur s’ka njeri! Kur nuk mora policinë i lumtë!” provoni këtë: “Mamaja jote kishte ardhur sërish në shtëpi kur ne nuk ishim dhe më duket e frikshme. Më duket sikur ajo nuk e  respekton faktin që është shtëpia jonë.” Ose në vend që të “Më ka ardhur në majë të hundës që mban përherë anën e saj.” provoni: “Kur më kthehesh kundra dhe nis e mbron mamanë tënde, ndihem sikur nuk më kupton fare.” Kjo do ta bëjë bashkëshortin të lërë pas zemërimin dhe t’ju dëgjojë seriozisht, madje do të ketë vërtet dëshirën e mirë për t’i rregulluar gjërat.

Filloni t’i praktikoni këto 3 strategji dhe pa e kuptuar, bashkëshortin do ta keni më shumë si aleatin tuaj sesa si kundërshtar. Është një fitore e garantuar!

Shkrimi në origjinal “How to Keep Your Mother- in- Law From Sabotaging Your Love Life” për Huffington Post u shkrua nga Deanna Brann, Ph. D, konsulente çiftesh.

Tani në fund, koha për test: Ç'nuse je për vjehrrën?

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Early Ejaculation vs. Vyhrra: What the Albanian girls can not endure

Ejakulimi i parakohshëm vs Vjehrra: Çfarë NUK durojnë dot