Keni guxuar ndonjëherë të mendoni për mbathje që mund t’i mbani veshur për javë të tëra? Ok, qetësohuni dhe mos përhapni panik.
Katër inovatorë danez, i kanë prezantuar botës një linjë të brendshmesh që mund t’i veshësh pa qenë nevoja t’i lash për javë të tëra.
Kauza e kompanisë është të kursejë sa më shumë ujë të jetë e mundur, por kjo s’do të thotë që këto mbathje s’do të jenë të pastra.
Sipas tyre, të lash dhe thash rroba është e kushtueshme sepse përdoren burime të ndryshme njëkohësisht,taksa për energjinë dhe mbi të gjitha rrobat tuaja përthithin kimikate. E kuptojmë që të gjitha këto s’i kishit menduar kurrë, por...Një palë mbathje gjithë javës, tingëllon e tmerrshme.
Gjithsesi çfarë i bën këto mbathje unike është materiali i tyre i pambuktë që ndërthuret me fibra poliamide të veshura me argjend dhe pe. Është pikërisht ky përbërësi sekret që ngordh rreth 99.9% të baktereve.
Epo nëse është kështu, mendohuni prapë dhe guxoni!
Burimi: Elle