Si pasojë e cunamit të së shtunës mbrëma në Indonezi, 220 persona kanë humbur jetën ndërkohë që numërohen 800 të plagosur.
Në rrjetet sociale është bërë virale një video ku një grup muzikor nga Korea e Jugut është duke perfomuar live dhe krejt papritur goditet nga një dallgë e fuqishme.
Banda “Seventeen” gjendej në kulmin e performancës derisa befasisht, një sasi e madhe uji mori përpara mini skenën e koncertit.
Goditja ka rezultur fatale për një nga anëtarët e bandës muzikore, ndërkohë që disa të tjerë raportohen të zhdukur.