Toblerone, çokollata zvicerane e njohur për formën trekëndore, mori certifikimin hallall. Kjo do të thotë që çokollata plotëson rregullat dietike për muslimanët. Në fjalë të tjera, nuk përmban alkool, mish derri, mish të therur në mënyrë të pasaktë, xhelatinë apo vanilje. Çokollata ishte tashmë hallall, asgjë nuk ndryshoi në recetën e saj, thjesht mori certifikimin.
Pse u nevrikosën të gjithë? Në fakt, me të gjithë duam të themi të gjithë islamofobët që s’e perceptojnë dot të konsumojnë diçka hallall. Aq shumë u irrituan nga certifikimi, sa filluan të kërkonin bojkotimin e kompanisë.
“Në një moment po haja çokollatë të krishterë, momentin tjetër më urdhëruan të rris mjekërr dhe të adhuroj Allahun. Kjo kulturë po rrjedh. Bojkotoni Toblerone,” shkruan dikush.
there I was eating my Christian chocolate and next thing you know I am being told to grow a beard and worship Allah, PC gone mad, or something #BOYCOTTTOBLERONE
— Alexander Mac (@alexmacse) December 19, 2018
“Kaq e kisha me Toblerone. S’do të blej më kurrë çokollatat e tyre. Ranë pre e presionit të një ideologjie shkatërrimtare. Bojkotoni Toblerone,” thotë një tjetër.
@Toblerone - That’s it for Toblerone. Don’t ever buy it again! They’ve succumbed to pressure from a destructive ideology. #BoycottToblerone
— JanetELevy (@JanetELevy) December 19, 2018
Mjafton një kërkim në Twitter në #BoycottToblerone për të zbuluar me qindra islamofobë krenarë e injorantë.
Për hir të debatit, plot ushqime të tjera janë hallall, të tipit makaronat, frutat, buka, vezët, perimet, uji. Do të kërkojnë edhe bojkotimin e këtyre? S’e besojmë.