Mbrëmë, Bebe Rexha performoi një prej këngëve më të ndjera të albumit të saj në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.” Bebe veshi fustanin më glamoroz sot për sot, i gjithi me xixa, pupla në fund e pupla në mëngë.
I vetmi grimier mjaftueshëm i zoti për t’i nxjerrë në pah fytyrën Bebes në mes të shkëlqimit të fustanit ishte Mario Dedivanovic, ose Mario i Kim-it, si të doni. Ai zgjodhi lëkurë të skulpturuar, penel maksimalist, xixa dhe buzë të kuqe. Flokët, nga Ursula Stephen, kanalizojnë së mirëfilli Marylin. Nuk e themi vetëm ne, por thuajse çdo komentues në Instagram dhe YouTube.
Kënga që performoi Bebe, “Knees”, është pjesë e albumit të saj debutues “Expectations” dhe pa dyshim një prej të preferuarave të publikut. Bebe njoftoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që e performon në televizion, kështu që shijojeni. Në të kundërt, blini bileta për turneun e saj.