Rumi dhe Sir Carter, binjakët e Beyonce dhe Jay-Z, i kemi parë gjithsej ndoshta tre herë. Një muaj pasi u lindën, një herë kur mbushën një vjeç, një herë gjatë turneut (ku bënë lëmsh gjithë botën dhe tani. Beyonce publikoi disa foto nga udhëtimi në Indi, ku performoi në dasmën e Isha Ambani, dhe në dy prej tyre vihen re më të vegjlit e familjes Carter.
Në njërën foto, Beyonce mban në krah Rumin, me fustan të verdhë dhe fjongo në flokë.
Ndërsa në tjetrën, Rumi dhe Sir po luajnë në breg të detit, në perëndim.
Çifti ka vendosur t’i mbajë binjakët larg vëmendjes së publikut. Dhe janë aq të përkushtuar në këtë synim tyrin, sa ndonjherë harrojmë që kanë dhe dy fëmijë të tjerë përveç Blue Ivy-t.