Super modelja e Victoria’s Secret dhe aktori anglez Jason Statham po mendojnë të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë pas 8 vitesh.
Çifti i famshëm po përgatitet për dasmën e madhe që thuhet se do të ndodhë në vigjilje të vitit të ri, në “Hollywood Hills” .
Modelja dhe aktorja 31-vjeçare e konfirmoi fejesën e saj me yllin e “Fast & Furious” në 2016-ën, pas 6 vitesh romancë. Më pas, në shkurt të 2017-ës, Rosie ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e shtatzënisë.
Çifti janë prindër të një vogëlushi 1-vjeç dhe përfshirja e tij në dasmë e bën dyshen edhe më të lumtur. Ndonëse ende nuk dihet konkretisht, stilisti dhe shoku i saj më i mirë, Cher Coulter thuhet se do të ndikojë tek zgjedhja e fustanit të nusërisë.
Pjesë e kësaj feste do të jenë një pjesë e mirë e ëngjejve të Victoria’s Secret dhe jo vetëm.