Sot në “Kuriozitete të teknologjisë”: Pse kur kërkojmë fjalën “idiot” në Google shfaqet fotoja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump? Të njëjtën pyetje i bënë edhe drejtorit ekzekutiv të Google-it, Sundar Pichai.
“A mos është kjo një shembull i anshmërisë politike në algoritme”, u pyet Pichai në një konferencë pyetje-përgjigje.

Sipas Google Trends, fjala “idiot” është aktualisht termi më i kërkuar në SHBA; më shumë se 1 milionë herë.
Pichai shpjegoi se rezultati i kërkimit në Google bazohet në miliarda fjalë kyçe të renditura sipas më shumë se 200 faktorëve, duke përfshirë këtu rëndësinë dhe popullaritetin.
Pra, gjithçka sipas drejtorit ekzekutiv të Google-it është rezultat i algoritmeve, pasi askush nuk ka manipuluar të dhënat.
Burimi: BBC