Formula më e thjeshtë e një veshjeje të bukur, të shpejtë dhe gjithmonë moderne është kombinimi, xhinse-bluzë.
Nëse keni qenë të vëmendshëm, e keni parë që xhinset e veshura me një bluzë shumë festive, me motive të shndërritshme dhe prerje jo simetrike, është kryefjala e veshjeve në Instagram.
Një trend që rikthen sërish modën e viteve ’90-të do të na bëjë të dukemi chic dhe moderne në të njëjtën kohë, duke e kthyer në një pamje me personalitet.
Një palë xhinse kombinuar me një bluzë të tillë mund t’i vishni me këpucët e para që ju shkojnë ndër mend.
Do të dukeni njësoj bukur si me balerina ashtu edhe me takat më të larta që keni.
Ka provë më të mirë se Instagram-i për këtë?