Ditën e sotme në një intervistë për “Thumb” këngëtarja Rozana Radi ka folur rreth marrëdhënies së saj me reperin Mc Kresha.
“Sapo u përshëndetëm. Ne as nuk jemi vrarë asnuk jemi prerë. Ne kemi 6 vite të ndarë dhe unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë. Kështu që i hëngsha dasmën Kreshës!”
Duket se dyshja ruan një raport miqësor dhe ku ka më mirë. Pas thashethemeve të shumta, lidhja e Rozanës dhe MC Kreshës u pranua publikisht në 2011-n tek “E diela shqiptare”, vit kur merrnin pjesë me këngën “Jabadabadu”.
Edhe pse jetën private e mban larg portaleve dhe rrjeteve sociale, për herë të parë për partnerin Rozana foli në mars të 2017-n, e ftuar te “Rudina” ku rrëfeu ndër të tjera se po përjeton një lidhje ku ka gjetur veten dhe shpreson që së shpejti të bëhet nënë.