Dy javë më parë, Kosova vendosi një taksë prej 100% për mallrat që vijnë nga Serbia. Sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ky vendim nuk do të zhbëhet, deri kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Si rrjedhim, banorët serbë në veri të Mitrovicës që kundërshtojnë taksën, nisën protestimin paqësor para zyrave të EULEX dhe BE.
Këngëtarja Ceca do të mbajë një koncert sot në mesditë për të mbështetur protestuesit në misionin e tyre. Sipas Klan Kosova, Ceca, ndryshe e njohur si Svetlana Ra?natovi?, do të performojë për protestuesit në Mitrovicën e veriut, para konvikteve studentore.
Sipas Prive, Ceca tha se u ftua në moment të fundit të performonte. “Nuk ishte raportuar as nëj media që do të performoja, as nuk e dija. Kam marrë një telefonatë dhe pranova. Për fat të mirë, unë jam e lirë këtë të shtunë, përndryshe ju e dini sa e angazhuar jam unë. Pra, pranova me zemër të plotë për të performuar. Jam shumë e lumtur dhe mezi po pres. Nuk e mbaj mend herën e fundit që isha në Kosovë,” mësohet të ketë thënë ajo.
Ceca ishte gruaja e fundit e kriminelit të luftës, Arkan (?eljko Ra?natovi?). Arkan ishte krimineli më i fuqishëm i Ballkanit deri në momentin që vdiq. Ai u dënua për krime ndaj njerëzimit nga Kombet e Bashkuara për rolin e tij gjatë luftërave të Ballkanit. Ceca u shpreh se nuk ka frikë të hyjë në Kosovë, pavarësisht krimeve të tmerrshme që bashkëshorti i saj i ndjerë kreu aty.
Ministri i Kulturës së Kosovës, Kujtim Gashi tha për T7 se i bën thirrje autoriteteve të mos lejojnë hyrjen e këngëtarëve për të mbajtur koncerte të kësaj natyre. Ndërsa policia e Kosovës në Mitrovicë është gati për koncertin.