
Mbrëmë, në Pallatin e Koncerteve u mbajt nata e dytë e festivalit të muzikës “Kënga Magjike”. Disa prej moderatoreve më të famshme të spektaklit – Elia Zaharia, Olta Gixhari, Armina mevlani dhe Valbona Selimllari – treguan nga një sekret të edicionit ku moderuan ato. Klaudia Pepa performoi sërish me trupën e baletit të Canale 5, dhe Bora Zemani po ashtu. Disa goditën me veshjet e zgjedhura, e disa mund të bënin më mirë. Më poshtë, sipas radhës që perfmormuan, kemi listuar të veshurit më mirë natën e dytë të festivalit.
Solisti i Alar Band dhe Livia koordinuan veshjet e tyre me nuanca të përafërta të bojëqiellit. Xhieldo Hyseni veshi një kostum tre pjesësh me atlete (nuk i shpëtoi dot mallkimit të veshjeve bazike për burra), por e shpëtoi fustani i Livias, i cili përcjell elegancë dhe finesë.


Fustani i Linda Lufit është ide e mirë, por realizuar keq. I rri i gjerë në bel dhe xhepat janë asimetrikë, por sërish, si ide, shumë mirë.


Mbështesim çdo djalë që nuk vesh kostum të zi në skenë. Rod zgjodhi të bardha kokë e këmbë dhe për çudi, funksionon më së miri.


Edhe Sergio HD doli jashtë pritshmërive me këmishën e mëndafshtë lejla që e la të dilte poshtë jelekut. Xhaketa me motive mblodhi gjithë veshjen bashkë.


Xhoi zgjodhi një fustan të fryrë me fruda të shpeshta. Ngjyra e gjelbër i nxirrte në pah sytë e shkruar dhe veshja në përgjithësi kishte shumë prezencë në skenë.


Xhon Jesku, sa i thjeshtë, aq dhe origjinal. Detajet në veshjen e tij ishin minimaliste, e sërish bënin diferencën.


Eli Fara dhe Aurela Gaçe sollën ekstravagancë në skenë me veshjet e tyre me gura e materiale si lëkura apo velvet.


Performues të tjerë:

































