Lajmi se seriali “Friends” do të hiqet nga “Netflix” në 1 janar të 2019-ës, hidhëroi keqazi fansat. Dhe revoltën pas një lajmi si ky, e shprehën nëpër rrjete sociale, aq sa u duk si një protestë e mirëfilltë virtuale.
They’re taking Friends off Netflix and I’m truly heartbroken. pic.twitter.com/Pw86rP7FO6
— Amanda Ensing (@AmandaEnsing) December 3, 2018
“Ata po heqin “Friends” nga Netflix. Jeta ime s’mund të shkonte më keq se kaq!”- shkruan dikush dhe njësoj si ky ishin pafund reagime të tjera.
??
— Alejandro (@LA_ALEX4) December 3, 2018
“Pavarësisht email-ve që Netlix dërgon me “filmat që mund të na pëlqejnë”, kurrë s’do ta ndreqin dëmin që bënë duke hequr Friends-at!”- shkruan një tjetër.
Netflix response to all the angry friends fans: pic.twitter.com/c0UFblNL9o
— mik??? (@mikayladutton_) December 2, 2018
Pavarësisht këtij vendimi, heqja e “Friends” nga kjo platformë do të jetë një humbje e madhe, duke marrë parasysh popullaritetin e këtij seriali edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 vjet nga krijimi i tij.
The Holiday Armadillo has granted your wish: “Friends” will still be there for you in the US throughout 2019 pic.twitter.com/Yd0VqRzk3r
— Netflix US (@netflix) December 3, 2018
Gjithsesi, së fundi përfaqësues të “Netfix” kanë bërë me dije se seriali do të jetë sërish pjesë e saj dhe s’ka ndërmend të hiqet në fillim të muajit janar.
Ndonëse ende nuk dihet edhe për sa kohë do të jetë pjesë e saj, fansat do të mund ta shijojnë edhe përgjatë 2019-ës.