I/e dashur Luan, Jupiteri – planeti i fatit të mirë – është në sektorin e romancës dhe ndjenjave të dashurisë. Pra, nëse jeni vetëm, 2019-a do të jetë një nga vitet më të mira të dekadës pasi do të keni më shumë mundësi të gjeni dashurinë e vërtetë.
Kështu që filloni që këtë muaj të pranoni ftesa për festa të ndryshme, pasi do të takoni dikë me të cilin të keni një kimi magjike. Luani është një nga dy shenjat që ka më shumë gjasa të bjerë në dashuri në vitin 2019. (Shenja tjetër është Shigjetari). Nuk ka asnjë arsye pse të qëndroni me dikë që nuk përputheni – është një botë e madhe jashtë derës dhe do të ishte e pakuptimtë t’i lini mundësitë t’ju ikin nga duart.
Mërkuri ka qenë në prapavijë që nga 16 nëntori, por do të rikthehet në pozicionin e tij më 6 dhjetor. Thuajini “lamtumirë” vonesave, keqkuptimeve, menaxhimit jo të duhur, ditëve të frustruara etj. Pas datës 6, më në fund do të bëni planet që keni dëshiruar.
Nëse shpresoni të bëheni me fëmijë, Hëna e Re mund t’ju ndihmojë. Nëse keni fëmijë, shëtisni me ata gjatë mbrëmjeve festive. Keni nevojë.
Marsi dhe Neptuni “po udhëtojnë” së bashku duke ju bërë më të dhembshur gjatë këtyre ditëve të festave. Mund të ndjeni dëshirën për të kontribuar vullnetarisht në komunitetin rrethues. Pse jo, mblidhni lodra për fëmijët e varfër, gatuani pak supë për të pastrehët etj.
Në të njëjtën kohë, mund të shpenzoni më shumë para sesa keni parashikuar. Nëse i ngadalësoni ritmet e shpenzimeve, do të bënit mirë.
Dita më romantike ka të ngjarë të jetë 21 dhjetori, kur Mërkuri dhe Jupiteri takohen në shtëpinë tuaj të pestë. Do të merri disa mesazhe të ëmbla ose dhurata.
Rreth datës 22 dhjetor do të keni nevojë për pak pushim. Nëse nuk e ndjeni veten mirë nga ana shëndetësore, qëndroni në shtëpi edhe pse është e qartë që jeni shumë të zellshëm kur bëhet fjalë për punën.
Për ata që festojnë Krishtlindjet, 25 dhjetori do të sjellë një atmosferë të këndshme dhe të ngrohtë pranë familjes dhe miqve. Mund të organizoni një festë me miqtë në shtëpi. Gjithashtu mund të jetë një mënyrë e mirë për të përzierë njerëz nga fusha të ndryshme të jetës (miqtë, familjarët, kolegët etj).
Mos harroni që në prag të Vitit të Ri, nuk është e rëndësishme se çfarë bëni, por me kë jeni. Ndaj një mbrëmje e këndshme me partnerin/familjen/miqtë është ideale për ju.
Shtëpia për ty është aty ku është zemra dhe gjatë këtij muaji do të kuptoni që shtëpia është vendi më i lumtur që ekziston. Nëse doni të lëvizni, do ta gjeni veten në vendin e duhur në kohën e duhur dhe do të shihni që ky vend do të jetë ideali për ju nëse doni të blini një shtëpi apo ta merrni me qira.
Filloni përpjekjet në 10 ditët e ardhshme që vinë pas datës 6 dhjetor. Gjithçka që do të bëni në ato ditë do të ketë fuqinë të ndryshojë stilin e jetesës për vitin e ardhshëm – ose ndoshta përgjithmonë.
Mund të keni dëshirë të bëni ndryshime në shtëpi, riparime ose thjesht ta dekoroni. Dihet që dhjetori është një periudhë e vështirë për të bërë gjëra, megjithatë çdo gjë që ka lidhje me shtëpinë do të shkëlqejë pas datës 6.
Familja ju do aq shumë, sa një gjë të tillë do ta vini re më qartë pas Hënës së Re në 6 dhjetor. Nëse keni nevojë për para hua mund të drejtoheni tek prindërit. Do të mbeteni të habitur me përgjigjet e tyre pozitive. Nga ana tjetër, nëse dëshironi t’i ndihmoni prindërit, filloni përpjekjet sapo të vijë Hëna e Re.
Mërkuri nuk do të jetë më në prapavijë pas datës 6 dhjetor dhe kështu do të krijohet një kohë ideale për të blerë dhuratat. Prandaj argëtohuni duke bredhur nëpër dyqane dhe kënaquni duke zgjedhur dhuratat.
Në lidhje me udhëtimet, ky vit vjen me shumë lehtësira. Harrojini orët e gjata në trafik, vonesat nëpër avionë apo qëndrimet nëpër stacionet hekurudhore. Dita më e mirë për të udhëtuar është 21 dhjetori. Do ta shijoni shumë udhëtimin për të parë familjen. Nga ana tjetër, mund të qëndroni në shtëpi dhe të krijoni një ambjent të ngrohtë dhe mikpritës për miqtë dhe familjarët.
Nëse duhet të nënshkruani ndonjë shkresë, sërish merrni parasysh që ta bëni në datë 21 dhjetor. Ka gjasa që kjo ditë të bëhet shumë e rëndësishme për ju duke u kthyer në një ndër të preferuarat e vitit.
Urani, planeti i befasive, do të dërgojë një rreze tronditëse në Hënën e Plotë dhe Diell më 22 dhjetor duke bërë të mundur që të merrni një dhuratë të vlefshme ose një lajm të mirë rreth parave; ndoshta një shpërblim në lidhje me punën. Nuk është e sigurt nga do të rrjedhin paratë, por gjërat duken se po shkojnë mirë.
Afërdita gjithashtu do të kontaktojë me Neptunin duke sjellë një dashuri dhe frymëzim për gjithë Virgjëreshat që janë në një marrëdhënie.
Nëse jeni të lidhur prej kohësh, mund të merrni një propozim për martesë. Nëse ende nuk jeni të gatshëm për t’u martuar, atëherë bashkëjetesa është ideale.
Bashkëjetesa është sigurisht një hap i madh ndaj sigurohuni që ambjenti i ri të jetë i përshtatshëm për të jetuar tashmë dy vetë.
Për ata që janë duke dalë me dikë: sado festive të jetë kjo periudhë, do t’ju shoqërojë gjithnjë një shqetësim serioz për personin që keni në krah. Megjithatë Saturni do t’ju ndihmojë të përballeni me këto ide.
Kalojeni natën e Vitit të Ri me personin e zemrës ose njerëzit më të afërt. Saturni, një planet i akullt, mund ta bëjë motin e ftohtë, megjithatë asgjë s’do t’jua prishë lumturinë brenda shtëpisë. Festa do të jetë zbavitëse, komode, me qirinj, lule, ëmbëlsira dhe sigurisht nuk do të mungojnë njerëzit e dashur.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.