Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Binjakët dhe Gaforrja

3 Dhjetor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Binjakët dhe

Sapo të hyni në dhjetor, do të vini re që karriera juaj do të shoqërohet me “fishekzjarre emocionuese” pasi për herë të dytë në dy vite, Marsi do të qarkullojë sërish në shtëpinë e karrierës. Neptuni do të lidhjet me Marsin në Hënën e Re më 6 dhjetor, duke siguruar që të jeni në qendër të vëmendjes.

Mërkuri – sundimtari i Binjakëve do të jetë në prapavijë më 6 dhjetor, por pas kësaj date mund të bëni njoftime ose të merrni vendime të rëndësishme pa qenë nevoja të ndërroni mendje më vonë.

Nëse keni ndërmend po themi të blini një kompjuter, një telefon ose çdo gjë tjetër elektronike dhe të shtrenjtë, prisni sa të kalojë data 6.

Këtë muaj mund të krijoni një “aleancë” të re që mund të jetë edhe në jetën personale. Pse jo, mbase fejoheni ose martoheni. Por në të njëjtën kohë, kjo fazë është thelbësore për bashkëpunimet në biznes.

Vini një shënim tek data 21 dhjetor, pasi kjo ditë do të jetë magjike. Nënshkruani ndonjë kontratë, jepni premtime, shkoni për pazar, arratisuni diku larg, udhëtoni ose bëni çfarë t’ju dojë zemra. Kjo është dita juaj më e rëndësishme – e keni vetë në dorë!

Paratë do të jenë në qendër të vëmendjes, kryesisht rreth datës 22, plus/minus 4 ditë. Urani do të jetë në kënd të përsosur për të rritur të ardhurat në mënyrë të befasishme dhe të paparashikueshme. Ka gjasa që të përfundoni me më shumë para se ç’keni nevojë. Urra!

Nëse keni ndonjë detyrë me shkrim ose po punoni me diçka që ka lidhje me redaktimin ose fjalimet publike, merruni në fund të vitit. Do të punoni vazhdimisht dhe në përfundim të këtij viti presioni do të zhduket menjëherë.

Në prag të Vitit të Ri, Saturni do të lidhet me Diellin duke krijuar atë që njihet si oksimoroni astrologjik – pa ngrohje, pa argëtim. Kushtet e motit mund të bëhen shkak që të ndryshoni planet. Ah, me shumë gjasë gjithashtu do t’i shpenzoni të gjitha paratë në dhurata për njerëzit e afërt.

Gjithçka do të vërtitet rreth karrierës suaj në zhvillim. I dashur Binjak, keni punuar shumë për të arritur këtë ditë, ndaj mos u hutoni. Jeni shumë pranë një fitoreje të rëndësishme.

Do të rrethoheni nga bashkëpunëtorë, partnerë dhe talentë të tjerë, të gatshëm për t’ju ndihmuar. Do të keni shumë për të festuar në shkurt dhe në mars.

Në prag të Vitit të Ri, hapni një shampanjë për arritjet tuaja, për miqtë dhe gjithçka ju nevojitet. Nuk ka lidhje sa kohë harxhon, por me kë e harxhon kohën.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Binjakët dhe

Ndryshe nga muajt e mëparshëm, dhjetori vjen me ndryshime të mëdha. Korriku dhe gushti ishin muaj intensivë në shumë aspekte. Marsi dhe Mërkuri në prapavijë, patët tri eklipse; shtatori ishte përgjithësisht i qetë dhe pikërisht atëherë kur mendonit se gjërat po shkonin mirë, Afërdita shkoi në prapavijë nga 5 – 16 tetor. Mërkuri sërish në prapavojë në 16 nëntor. E kështu pra...

Megjithatë, pas datës 6 dhjetor, ditës kur Mërkuri do të shkojë në pozicionin e tij, nuk do të ketë më plane “të fjetura”. Shumë rrugë të reja do të hapen.

Do të keni shumë dëshirë të udhëtoni këtë muaj, por papritmas puna do të ngarkohet. Planet për udhëtime në një qytet të largët mund të zhvendosen përkohësisht në fillim të muajit. Duket se ndoshta paratë që do të fitoni në punë do të jenë aq të mëdha sa do t’ja lejoni vetes një sakrificë të vockël për të shtyrë udhëtimin.

Rreth datës 21 dhjetor, do të mund të realizoni më në fund udhëtimin tuaj. Është një datë e rëndësishme që ka lidhje edhe me projekte mbi komunikimin, librat, internetin dhe aplikacionet.

Kur Hëna e Plotë të hyjë në Gaforre do të mendoni shumë gjatë për partnerin dhe në të njëjtën kohë do të reflektoni për nevojat tuaja. Ai/Ajo mund të përfshihet nga një gjendje ankthi dhe ndoshta do të ketë nevojë për mbështjetjen tuaj. E kemi fjalën për Gaforret që janë të martuar ose në një lidhje të konsoliduar; kjo gjë nuk vlen për beqarët ose për ata që sapo kanë nisur një lidhje.

Në rast se jeni të pakënaqur me lidhjen, kjo do të jetë koha ideale për të vendosur nëse doni apo s’doni të qëndroni më bashkë. Hëna e Re që vjen si një eklips diellor do t’ju ndihmojë të merrni një vendim. Prisni pak kohë, mos u nxitoni. Eklipsi ndonjëherë shkakton shumë “pluhur” dhe do ta keni të vështirë të shihni qartë rrugën.

Mundohuni të kufizoni harxhimet e tepërta pasi do të shpenzoni shumë me dhuratat këtë muaj.

Afërdita ishte në prapavijë në tetor dhe në gjysmën e parë të nëntorit, por tani gjërat kanë ndryshuar. (Nëse jeni single) mund të përjetoni shkëndijat e para gjatë gjithë muajit. Nëse jeni në një lidhje, mund të planifikoni me gjithë qejf festat së bashku me të dhe/ose me familjen.

Mbrëmja e 31 dhjetorit do të jetë e këndshme, e qetë dhe romantike. Pra, e përsosur për të pritur bashkë Vitin e Ri. Nuk është e nevojshme të harxhoni para pafund – organizoni një festë të vogël, të ëmbël, të thjeshtë dhe njëkohësisht magjepsëse...vetëm për ju të dy.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.