Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Dashi dhe Demi

Viti që shkoi s’ka qenë i thjeshtë, me gjithë planetet në prapavijë që ju penguan në rrugën tuaj drejt progresit. Këto probleme kozmike nisën në fund të qershorit dhe filluan të zhbëheshin në fund të gushtit. Keni përjetuar Marsin në parapvijë – një periudhë shumë e vështirë pasi Marsi është sunduesi i Dashit – dhe Mërkurin në prapavijë në të njëjtën kohë. Me siguri hamendësuat se do të ishit të lirë, por në tetor dhe nëntor, Afërdita hyri në prapavijë e më pas Mërkuri sërish. Të gjitha këto shkaktuan një gjendje në vend numëro, falë pavendësisë së eprorëve, ndryshime të projekteve dhe shumë acarim.

Prandaj në 6 dhjetor, jeta do të jetë e shkëlqyer sërish, fiks në kohë për të shijuar festat. Më në fund, nuk do të ketë më planete të mbrapshtë deri kur Mërkuri të hyjë në prapavijë në mars të vitit që vjen. Afërdita dhe Marsi nuk do të hyjnë në prapavijë në 2019-n.

Më 6 dhjetor, ditën kur Mërkuri del nga prapavija, hëna e re do të shfaqet në sektorin e udhëtimeve të largëta dhe mund të gjeni një mënyrë për të udhëtuar në New York, Shanghai ose Milano. Ose, ndoshta po ndërveproni me individë që do të punojnë me ju në një projekt mediatik. Bëhet fjalë për një influencë intelektuale në zgjerim, një influencë që do t’ju hapë sytë ndaj koncepteve, kulturave dhe kulinarive të reja. Nëse mund të udhëtoni drejt një shteti të largët, bëjeni këtë muaj, pasi yjet shkëlqejnë në sektorin tuaj të udhëtimeve.

Ndërveprimi i Marsit me Neptunin në dhjetor do të shkaktojë vibrime hyjnore në shtëpinë e dymbëdhjetë, prandaj ndoshta duhet t’i bashkoheni një bamirësie që ndihmon ata në vuajtje dhe në nevojë të ndihmës suaj. Angazhimi në bamirësi do të jetë pjesa më e ngrohtë e këtyre festave.

Një ndër aspektet më të rëndësishme të këtij muaji ka të bëjë me rehatinë e Mërkurit ndaj Jupiterit në 21 dhjetor. Këta dy planete do të sjellin përshëndetje të lumtura, komunikime dhe akomodime luksoze (nëse udhëtoni). Nëse duhet të firmosni diçka, firmosni më 21 dhjetor.

E premtja e zezë dhe e hëna kibernetike u mbajtën kur Mërkuri ishte në prapavijë dhe ju kërkova të mos blinit pajisje elektronike. Më 21 dhjetor do të ketë ulje joshëse, kështu që jini vigjilentë.

Më 22 dhjetor do të ketë një hënë të plotë, një ditë në të cilën gjithë familja do të mblidhet për të krijuar një atmosferë të ngrohtë. Do të doni të jeni me ata më pranë zemrës suaj, me ata që ju duan dhe ju kuptojnë. Urani do të shtojë shkëlqimin e tij dhe do t’ju surprizojë: nuk do të ndodhë ajo që prisnit, por diçka akomë më e mirë. Urani gjendet shumë ngushtë me këtë hënë të re, dhe si rrjedhim do të vijë krahëplot.

Saturni do të orbitojë pranë Diellit gjatë kësaj periudhe dhe do të kundërshtojë hënën, gjë që ju paralajmëron të mos ndërmerrni shumë detyra mbi vete, pasi do të rraskapiteni. Nëse jeni të lodhur, s’do të mund ta shijoni kohën me familjen. Më mirë kërkoni ndihmë dhe gëzojuni festave.

Marsi, planeti sundues i Dashit, ka plane të mrekullueshme për ju. Marsi do të hyjë në shenjën tuaj më 31 dhjetor dhe do të sjellë energji të pamatë deri më 14 shkurt. Ky është një avantazh fantastik pasi të gjithë e duan vëmendjen dhe mbrojtjen e Marsit, por do ta keni vetëm ju.

Marsi do t’ju ndihmojë ta nisni vitin me zhurmë, me optimizëm, fuqi, qëllim dhe vetëbesim. Filloni të kërkoni një punë të re në janar, pasi planetet janë me ju. Do ta vini re në dhjetor ç’ju pret në janar. Me eklipsin diellor të hënës së re më 5 janar, me siguri ju presin ndryshime në punë, ndoshta në menaxhim, por mos u shqetësoni; janë në të mirën tuaj.

Vigjilja e Vitit të Ri do të bëjë bashkë Saturnin me Diellin, një shenjë që keni nevojë të pushoni pas festave. Dielli është i zjarrtë, ndërsa Saturni i akullt. Planifikoni një natë të qetë në shtëpi me një prej miqve tuaj ose udhëtoni në një vend me diell dhe plazhe të bardhë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Dashi dhe Demi

Lajmet financiare janë fantastike dhe këto ju bëjnë gjithnjë të lumtur, i dashur Dem. Ndonjëherë, nuk ndiheni të sigurt financiarisht dhe prandaj është e vështirë të fokusoheni tjetërkund. Për Demët, të pasurit një sasi të konsiderueshme parash në bankë është një shqetësim i vazhdueshëm. Do t’ju pëlqejë ç’do t’ju sjellë Jupiteri – të ardhura më të mëdha muajt në vijim, të cilat do t’ju jepen në sasi të ndryshme, periudhë pas periudhe. Të ardhurat do të jenë një kombinim komisionesh, licencash, bonusesh, trashëgimish, huash bankare, hipotekash, bashkim kapitalesh, ndarje pronash në divorc, shitje prone, ose në mënyra të tjera.

Me pak fjalë, do të keni paratë që ju nevojiten për të realizuar një ëndërr të shtrenjtë. Nëse po kërkoni për një burim parash, sidmos këtë muaj me hënën e re financiare më 6 dhjetor, të jeni të sigurt që do ta gjeni. Ndoshta ju duhen para për shkollën, për t’u martuar, për të bërë një fëmijë, për të hapur një biznes – e kuptoni ç‘dua të them. Hëna e re ju jep dhjetë ditë kohë për të mbjellë farat , për të dorëzuar aplikimin ose për të fituar para në një lojë televizive. Nëse kërkoni para, do të gjeni.

Marsi dhe Neptuni po udhëtojnë bashkë për t’u bashkuar më 6 dhjetor në një kënd të fortë me hënën e re. Nëse po investoni diku, tregohuni të kujdesshëm dhe kërkoni ndihmën e një këshilltari financiar. Mjegulla e Neptunit mund t’i bëjë marrëveshjet të duken joshëse, por kur përfshihen paratë, Neptuni mund të jetë konfuzues ose misterioz.

Kini kujdes, por edhe jini të lumtur që do të jeni mirë ekonomikisht javët dhe muajt në vijim. Ditët e para të dhjetorit, Afërdita, sunduesi juaj, do të jetë nën pushtim bashkë me Uranin, planetin e lajmeve të papritura, një tjetër arsye për të pasur kujdes me investimet monetare. Askush nuk u bë i pasur brenda natës.

Gjatë gjithë muajit, Marsi do të ndriçojë masivisht jetën tuaj shoqërore, fiks në kohë për të shijuar festat. Dhjetori supozohet të jetë argëtues dhe i hareshëm dhe për ju kështu është, por ky dhjetor do të jetë më i lumturi që do të mbani mend.

Mërkuri dhe Jupiteri do të bashkohen për bukuri më 21 dhjetor dhe do të sjellin mesazhe paqeje dhe gëzimi. Me siguri do të merrni edhe dhurata. Nëse bëni pazar në këtë ditë, dijeni që do të përfitoni ulje si asnjëherë. Edhe të udhëtuarit është ideal më 21 dhjetor. Mesa duket do të udhëtoni diku pranë, ndoshta për të vizituar një kushëri ose motër/vëlla.

Hëna e plotë në shenjën e Gaforres do të mbërrijë më 22 dhjetor dhe do ta mbledhë familjen tuaj për të festuar. Kjo hënë e plotë sugjeron që t’i mbaroni herët pazaret e festave.

Kini kujdes dhe mos punoni shumë këtë hënë të plotë dhe javën mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Do të ngarkoheni shumë dhe do të rraskapiteni, sepse Saturni do t’i afrohet shumë Diellit dhe të dy do të kundërshtojnë hënën e plotë. Gjeni dikë t’ju ndihmojë me përgatitjet e festave. Më falenderoni më vonë.

Duket se do të udhëtoni për të takuar një të afërm, por kini parasysh se në fund të dhjetorit, do të jetë shumë e vështirë, madje e rrezikshme, prej vështirësive që do të paraqesë moti. Saturni do të sjellë pengesa, përfshirë motin e acartë. Sigurohuni të kontrolloni makinën para se të niseni për diku.

Vigjilja e Vitit të Ri do të sjellë hënën në shenjën e Akrepit, shenjën tuaj të kundërt, prandaj më mirë lini partnerin të zgjedhë si do ta kaloni natën e ndërrimit të viteve. Duket se do të preferoni një mbrëmje të qetë e romantike bashkë. Afërdita ka dalë nga prapavija dhe është vendosur në shtëpinë tuaj të martesës dhe partnerëve seriozë, kështu që gjatë gjithë muajit lidhja juaj do të jetë fantastike. Gëzojuni dashurisë këtë natë, qofshi vetëm ju apo në praninë e miqve të afërt.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Susan Miller Horoscope for December 2018: Aries and Taurus

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Dashi dhe Demi