
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Tema Tv, Hygerta Sako foli gjatë për eksperiencën në televizion dhe jetën e saj private. Nënë e një vajze 12-vjeçare, ish-misi u pyet nëse në planet e saj të së ardhmes është një tjetër fëmijë.
“Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që ndoshta për të kjo është një mungesë e madhe.”- u shpreh Hygerta, e cila pohoi se nuk beson më tek një martesë e dytë.

“Tek martesa e dytë nuk është se besoj. Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur ndaj kësaj teme. Ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë.”

Përsa i përket një partneri të ri në jetën e saj, moderatorja tha se ai i duhuri duhet të vijë me disa kritere dhe nëse nuk i ka, më mirë të rrijë vetëm!