Etta Ng Chok Lam që është vajza e aktorit të njohur Jackie Chan, ka kurorëzuar në martesë dashurinë me partneren e saj Andi Autumn. Nëpërmjet një postimi në Instagram 19- vjeçarja ka ndarë me ndjekësit lajmin dhe një mesazh frymëzues.
“Të bashkuara nga dashuria dhe ligji, në ditën tonë të dasmës!
Nëse asnjëherë nuk dorëzohesh për atë që do dhe nëse vendos gjithë zemrën tënde në familjen për të cilën ke ëndërruar, një mendje e hapur dhe një zemër e ngrohtë do të të udhëheqë drejt lumturisë.
Ne të gjithë kemi lindur me të drejtën për të qenë të lumtur. Të abuzuar si fëmijë që kurrë nuk ndjenë dashuri, ne kemi aq shumë për të dhënë.
Ne kemi konkuruar frikën tonë, pranuar gabimet dhe tani e kuptojmë që njerëzit që janë përpjekur të na lëndojnë kanë lënduar veten. Ne kemi qenë të lënduar, por nëse ëndërron për dashuri do ta gjesh. Dashuria është e sjellshme, nuk gjykon. Dashuria është fuqi dhe dobësi. Dashuria bën ndryshimin. Dashuria fiton!”
Etta është vajza e vetme e Jackie Chan dhe aktores Elaine Ng Yi Lei.
Në prill të këtij viti 19- vjeçarja postoi në Youtube një video në të cilën deklaronte se prindërit e saj ishin homofobikë dhe se ajo ishte lënë e pastrehë nga ata. Asokohe ajo mbahej me para nga Andi dhe tashmë dy vajzat kanë lidhur jetën me njëra- tjetrën.