Instagramming

Albana Osmani: 'Mos guxo të flasësh për vajzat dhe nënat shqiptare!'

25 Nëntor 2018

Albana Osmani: 'Mos guxo të flasësh për vajzat dhe

Dje, Albana Osmani bëri me dije se do të jetë në kopertinën e dhjetorit të revistës gjermane “Life”.  Ndër të tjera, ajo është intervistuar edhe për sipërmarrjen e saj “Ti je një luledielli”, projekt i cili i vjen në ndihmë  fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.

Albana Osmani: 'Mos guxo të flasësh për vajzat dhe

Gjithsesi, disa portale duket se lajmin e vërtetë e kanë “zëvendësuar” me një tjetër “lajm”. Atë të ndërtuar në bazë të një komenti denigrues, (që komenton lakuriqësinë e saj), gjë e cila ka revoltuar edhe vetë moderatoren.

Albana Osmani: 'Mos guxo të flasësh për vajzat dhe

Pak orë më parë, ajo reagoi përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, në të cilin shkruan:

“ Në fakt kjo jam unë në rrugëtimin tim! Bëj këtë reagim pasi lexova një lajm që në çdo fjalë shkruhej plot urrejtje, që nga titulli është “dhunues” dhe denigrues ndaj femrës. Nuk di nga ju “shpërtheu rrjeti ju”, por duket qartas që shpirti iu ka shperthyer nga nje mjergull e zezë injorance- inati nuk di vërtetë, nuk di, dhe nuk mar përsiper ta përcaktoj.A thua se unë po bëj hatanë me ç’po bej ..hej Zot ,vaj medet !! ‘Nje punë të vogël me dashuri te madhe’ po përpiqemi të bëjmë gjithë forcen e shpirtit bashkë me shoket e mi ne çdo milimiter të këtij rrugëtimi .Dhe mbi të gjitha me Zotin në krye. Nëse një revistë gjermane e vuri në vëmendje këtë gjë për të njëjtin motiv, ju çfarë keni apo s’e duroni dot ?!? Pyesni revistën pse iu ktheva mbrapsht titullin e pare më mire .. pikerisht se jam kjo “artistja e lirë” dhe nuk perkufizoj dot veten nën asnjë, petk me superlativa, preferoj modestine se fundja jam mish e gjak lindur në mëkat, e falur e pranuar dhe e lire , dua te rroj si e tille. Nese do kisha bere dicka për veten do t’ua falja dhe “s’do t’ua vija në pullë “ çfare thoni, por këtu në këtë pikë nuk iu lejoj. Nuk ju lejoj të përbaltni mbi ç’ka është e shenjte, vetëm për ca likes dhe për ca viewers. [sic]" - shkruan ndër të tjera Osmani.

Në një mënyrë ose tjetrën, moderatorja “është detyruar” t’ju kujtojë se pavarësisht projekteve, profesioni i saj është televizioni dhe se është ajo që shfaqet me gjithë defektet e saj, ju pëlqen ose jo të tjerëve. 

Albana Osmani: 'Mos guxo të flasësh për vajzat dhe

"Sot dua të falenderoj edhe dhjetra shqiptarë që iu kanë shkruar ju në komentet e tyre, si përgjigjia më e mirë ndaj ketij lajmi •Mos guxo të flasësh për vajzat e nënat Shqiptare, kaq pikë! Shqipëria ime është shume ndryshe nga “Shqipëria juaj “cheap”.” Nivel i ulët lajmi! [sic]"

Në deklaratën e Albanës, ishin të shumta komentet që mbështesnin mendimin e saj duke "dënuar" gjuhën dhe konceptin me të cilin ishte ndërtuar "lajmi".