Social Buzz

Kush tha që 22 nëntori festohet vetëm në Amerikë?

22 Nëntor 2018

Kush tha që 22 nëntori festohet vetëm në Amerikë?
Foto Ilustruese

Sot, e gjithë Amerika feston “Thanksgiving Day” (Dita e Falenderimeve), një datë e veçantë ku njerëzit gjejnë kohën të falenderojnë çdo gjë për të cilën janë mirënjohës.  Por vetëm sepse 22 nëntori është festë në SHBA-ës, s’do të thotë se vendi ynë s’mund ta huazojë, për aq kohë sa kauza është fisnike.

Përshembull, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), festoi Ditën e Falenderimeve me njerëzit  në nevojë, në  Qendrën Sociale nr. 6 dhe pranë ambienteve të Kryqit të Kuq. I gjithë stafi i bankës së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Bashkisë Tiranë, i përcollën qytetarëve në nevojë frymën e festës tradicionale amerikane.

Dhe në fakt, kjo nuk është hera e parë që ABI Bank merr përsipër një aktivitet të tillë. Siç u shpreh edhe përfaqësuesja e ABI-it, Sonila Beqari, ky është viti i dytë që shërbehet dreka tradicionale e Falenderimeve.

"Kjo ditë është një nga festat më të rëndësishme në kulturën Amerikane. Është një ditë ku streset e përditshme zëvendësohen nga gëzimi dhe kënaqësia e të qenurit pjesë e një komuniteti. Populli ynë ka një traditë të mrekullueshme vullnetarizmi dhe ndihmë pa interes për njerëzit në nevojë. Tradita e besës, apo shprehja “bukë e krypë e zemer” janë thesare të mrekullueshme që përputhen plotësisht me frymën dhe vlerat e Ditës së Falenderimeve. Falenderojmë Bashkinë e Tiranës, Dhomën Amerikane të Tregtise dhe veçanerisht punonjësit dhe vullnetarët e Qendres Sociale nr. 6 dhe Kryqit të Kuq. Te ABI Bank ata do te gjejnë një mik të përhershem dhe papërtuar.”