Instagramming

Alyne tregon ç’nuk u transmetua në Xing: 'Jo të gjithë shqiptarët janë seksistë'

18 Nëntor 2018

Alyne tregon ç’nuk u transmetua në Xing: 'Jo të

Pas reagimit në Instagram, Alyne i ka kushtuar një video gjithë incidentit që ndodhi në “Xing me Ermalin”

“Përshëndetje! Dua t’ju tregoj një histori që më ndodhi muajin e kaluar, e cila mund t’i ndodhë kujtdo prej jush. Muajin e kaluar, unë dhe i dashuri im ishim në një program televiziv në Shqipëri. Po flisnim me prezantuesin kur ndodhi e gjithë kjo [ardhja e Kejvinës dhe pyetja e famshme].”

Në këtë pikë, Alyne thekson se u përball me fjalinë e parë seksiste, kur Ermali i thotë Nas Daily-t të mos e kthejë kokën nga Kejvina, pasi përveç syve të saj, do të shohë “dy sy” të tjerë, duke iu referuar kështu gjoksit të saj.

Pas kësaj fjalie, vjen pyetja që shkaktoi edhe reagimin e Alyne-s: “Udhëtimet i bën për të takuar goca?”.

“U shokova. Nuk e besoja që më bënë atë pyetje. I dashuri im është një vloger i respektueshëm. Ne bëjmë video për të ndaluar stereotipet dhe për ta bërë botën më të mirë. Unë isha atje, por edhe sikur të mos isha, askujt nuk duhet t’i bëhen këto pyetje.”

Alyne tregon ç’nuk u transmetua në Xing: 'Jo të

Më pas, ajo sqaron problemet gjatë emisionit, ku sigurisht sipas saj problemi i parë është pyetja seksiste, "problemi i dytë është reagimi i saj”. Megjithëse nuk e lë me kaq.

“Ajo që nuk patë ju, është se ai [Ermali], para nisjes së emisionit, fliste për “bashkëprezantuesen e tij sexy” në syrin tim. Kjo nuk është ok. T’i thuash të dashurit tim në praninë time që të mos e shohë (gjoksin e saj), nuk është ok.”

Blogerja shton ndër të tjera se arsyeja pse reagoi në atë mënyrë (duke qarë) ishte se nuk mund të duronte dot më. Sërish e ka të vështirë t’i mbajë lotët, megjithatë shton :

“Të përdorësh gjuhës seksiste për të fituar vëmendje nuk është ok. Të përdorësh gratë si objekte nuk është ok. Të mundohesh të flasësh me bashkëprezantuesen, e cila nuk donte ta bënte atë pyetje, nuk është ok. Por sigurisht që nuk është aspask mirë që unë përgjithësova. Jo të gjithë në Shqipëri dhe në Ballkan janë seksistë. Sigurisht që jo! Megjithatë, në vija të përgjithshme, ajo zonë ka probleme me seksizmin,” thotë ajo duke përmendur një listë të gjatë shtetesh, përfshirë këtu edhe ato më të zhvilluarat, të cilat kanë probleme me trajtimin e grave.

Alyne është e vetëdijshme se duhet të kontrollojë emocionet kur nxehet, megjithëse është e lumtur që të paktën u përpoq të ndryshonte diçka.

“Dua t’ju them se është shumë OK të thoni JO kur përballeni me gjëra të tilla. Shakatë seksiste nuk janë për të qeshur.”

Megjithatë, përpos të gjithave, ajo shton në koment se “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe nuk do që videoja të shërbejë për të dhënë një imazh negativ për shqiptarët; nuk ka për qëllim as të fyejë emisionin, pasi jo të gjithë kanë të njëjtat parime në lidhje me etikën."

Për ta mbyllur, blogerja thotë se pavarësisht incidentit, Shqipëria mbetet vendi i saj i preferuar – “Perla e Europës”.