Lifestyle

Një letër gjyshit tim, që m’u bë baba atëherë kur kisha nevojë më së shumti

Një letër gjyshit tim, që m’u bë baba

"Kur na le, vjet ditën e Krishtlindjeve, ishte fundi i një rruge të gjatë e të dhimbshme. Që atëherë, kam menduar gjatë për kujtimet e mia të preferuara me ty.

Më kujtohet që nxirrnim për shëtitje bashkë qenin e familjes. Mbaj mend që uleshe në gjunjë dhe shihje flakët e zjarrit muzgjeve të ftohta – më the që flakët kërcenin sepse ishin të mbushura me zana të magjishme. Ti i bije kitarës dhe mollëzat e gishtave të ishin forcuar. Një herë, të bleva një dhuratë – një poezi të printuar në një pllakatë xhami, e quajtur “Shëtitje me gjyshin”. Në këmbim, më dedikove edhe ti një poezi. Besoj se të është dashur goxha kohë të gjesh fjalët e duhura, llojin e shkrimit, ta printoje dhe ta prije në masën e duhur për kornizën që bleve posaçërisht për këtë qëllim. Besoj se më ke dashur shumë.

Me kalimin e kohës Alzheimeri filloi të të pushtonte jetën. Unë isha i rritur dhe i zënë. E harrova lidhjen tonë të veçantë. Vitet e fundit të jetës sate, kalova sërish kohë me ty, patëm disa biseda të këndshme që më kujtuan gjithë ç’kisha harruar rreth teje – inteligjencën tënde, kreativitetin dhe dashurinë për gjërat e bukura.

Ditët e fundit të jetës, mendoj se më kishe harruar, ose kishe harruar që isha rritur. Dhe ngriva; ulur përkrah shtratit tënd me mamin, gjyshen dhe tezen, heshta. Isha kaq i shkëputur dhe i trembur, sa s’dija si të veproja. Tani do të doja që të isha treguar trim -  që të të isha afruar dhe të të kisha thënë sa shumë të doja dhe sa i rëndësishëm ishe për mua.

Tani jam i rritur dhe e di që disa anëtarë të familjes mendojnë gjëra të ndryshme për ty. Por unë do t’i mbaj pranë vetes përgjithnjë kujtimet e bukura që krijuam bashkë. Si mbushe hapësirën e babait tim plot me dashuri për 10 vitet e para të jetës sime. Më doje aq shumë, sa s’e vura re që im atë mungonte. Tani e kuptoj që kur kërkova të lidhesha me babain tim, pritshmëritë m’u rrënuan sepse ai s’ishte si ti. Shpresoj që ta dish sa i rëndësishëm ishe për mua."

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

A letter to my grandfather, who became my father when I needed the most

Një letër gjyshit tim, që m’u bë baba

When she left us, Christmas Day, it was the end of a long and painful way. Since then, I have long thought about my favorite memories with you.

I remember getting a family walk together. I remember sitting on your knees and seeing the flames of fire in the cold sunsets - the flames that danced because they were filled with magic. You blew the guitar and your fingers were tightened. Once, I bought a gift - a poem printed on a glass plate, called "Walk with Grandpa". In exchange, you dedicated me a poem too. I believe it took a long time to find the right words, the type of writing, to print it and to put it right to the extent that it was specifically designed for that purpose. I believe you loved me a lot.

Over time, Alzheimer began to invade your life. I was grown up and busy. I forgot our special relationship. In the last years of your life, I spent some time with you, we had some nice conversations that reminded me of all I had forgotten about you - your intelligence, creativity and love for the beautiful things.

The last days of life, I think you forgot, or forgot that I was grown up. And I set up; sitting next to your bed with mom, grandmother and aunt, lance. I was so disconnected and scared that I did not know how to act. Now I would like to be brave - that I might have approached you and told you how much I wanted and how important you were to me.

Now I'm grown up and I know that some family members think different things about you. But I will keep close to you the beautiful memories we have created together. How to fill my father's space full of love for the first 10 years of my life. You loved me so much, I did not notice that my father was missing. Now I realize that when I asked to get in touch with my dad, expectations went down because he was not like you. I hope you know how important you were for me.