Mediat e huaja bëjnë me dije se futbollisti i famshëm Christiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodrogues tashmë janë fejuar dhe po përgatiten ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Thuhet se çdo gjë po bëhet gati dhe nusja e ardhshme është në procesin e zgjedhjes së fustanit.
Pak kohë më parë dy partnerët u panë në dilnin në publik me unaza të njëjta në gishtin e fejesës, gjë që thelloi dyshimet për një lidhje të zyrtarizuar mes tyre.
Christiano dhe Georgina u njohën në vitin 2016 një qendër tregëtare, teksa futbollisti po bënte pazar në dyqanin “Gucci” ku asokohe punonte 24- vjeçarja. Ata filluan të jetonin bashkë dhe rreth një vit më parë në jetë erdhi vajza e tyre Alana.