Metropolitan

‘Dita e mbetur’, një libër që duhet lexuar me patjetër në jetë

‘Dita e mbetur’, një libër që duhet lexuar me
Emma Thompson & Anthony Hopkins (Mr. Stevens dhe Miss Kenton) në filmin e bazuar tek romani “The Remains of the Day”

Të mërkurën (14 nëntor) në Pallatin e Kongreseve nis Panairi i Librit 2018. Gjatë këtyre ditëve, Anabel – siç ka ndodhur edhe më parë – do t’ju sugjerojë disa libra interesantë. Sot do të përqëndrohemi tek Kazuo Ishiguro, libri i të cilit vjen në shqip nga shtëpia botuese “Pegi” nën përkthimin e Parid Teferiçit.

‘Dita e mbetur’, një libër që duhet lexuar me

“The remains of the day” (në origjinal) ose “Dita e mbetur” është një rrëfim i qetë dhe i shtruar mbi mungesën e kurajës për të bërë zgjedhjet, që mund të vënë në rrezik jetën e kontrolluar dhe të planifikuar, për ne, nga të tjerë.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve ’30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës. Punëdhënësi i tij është një personazh publik, tejet i angazhuar edhe politikisht. Stivensi, nga ana tjetër, nuk ka njohuri të thella mbi çështje të ndërlikuara politike. Ai është njeri i përmbajtur, i cili krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë dhe si të vetmen përparësi ka t’i shërbejë sa më me dinjitet punëdhënësit të tij.

Nëpërmjet asaj që tregon, por sidomos, nëpërmjet asaj që nuk përmendet, dalin në pah, pak e nga pak, dilemat e jetës së tij. Në veçanti, në roman dalin në pah ndjenjat e papranuara dhe të papërjetuara për zonjën Kenton, guvernanten, e cila, ndryshe nga Stivensi, është e ndërgjegjshme për pasojat dramatike që vetëmohimi i tij do të ketë mbi jetët e të dyve.

“Dita e mbetur” fitoi çmimin Man Booker Prize në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuara në Angli. Ndër të tjera, ky roman është përfshirë në listën e përpiluar nga The Guardian, “Libra pa të cilët nuk mund të jetohet”, dhe është përshkruar nga The Economist si vepra më e famshme e autorit fitues të çmimit "Nobel", Kazuo Ishiguro.

Kritika

"Romani i tretë i Kazuo Ishiguros, “Dita e mbetur”, është një roman ëndrre: një komedi argëtuese mbi mirësjelljen formale që shndërrohet pothuajse si me magji në një përsiatje të thellë dhe prekëse mbi personalitetin, klasat dhe kulturën." – New York Times

“Dita e mbetur” është po aq e fortë, sa delikate, një studim i ndrydhjes, me nuanca shumë të holla dhe shpesh gazmore. Në të analizohet “ndërgjegjja e rreme” (jo tërësisht e palumtur) e një njeriu .... Është një libër vërtet origjinal dhe i shkruar bukur. Kur e lexon, ke përshtypjen e pazakontë se po kontrollohesh nga autori." – Times Literary Supplement

"Gjendemi përballë imazhit vërtet të plotë të një burri që orvatet dëshpërimisht t’i mbajë përbrenda emocionet e veta. “Dita e mbetur” bën gjënë më të mrekullueshme që mund të bëjë një vepër letrare: të ndiesh që ke ndër duar jetën e dikujt. Dhe kur i afrohesh fundit, të duket vërtet se po humb një mik; në këtë rast, një mik që kapardiset në mënyrë qesharake, tepër serioz dhe konformist, por një mik sidoqoftë. Do të doje ta përqafoje, vetëm se atij nuk do t’i pëlqente aspak." – The Guardian

Autori

‘Dita e mbetur’, një libër që duhet lexuar me

Ishiguro konsiderohet sot si një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lëvduar të botës anglishtfolëse, i kandiduar katër herë për Man Booker Prize, duke e fituar çmimin në vitin 1989 pikërisht me romanin “Dita e mbetur”. Një tjetër roman i tij “Mos më lër të shkoj”, i ribotuar nga Botimet Pegi në vitin 2017, u shpall nga revista Time si romani më i mirë i vitit 2005 dhe u përfshi në listën e 100 romaneve më të mirë të gjuhës angleze (nga viti 1923 deri në 2005).

Autor i shtatë romaneve, akademia suedeze e vlerësoi Ishiguron me çmimin "Nobel" në letërsi në vitin 2017, duke e përshkruar si një shkrimtar i cili "në romane me një forcë të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën që fshihet nën ndjesinë tonë të gënjeshtërt të lidhjes me botën.”

REELS

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

'The Remaining Day', a book that must be read in life

‘Dita e mbetur’, një libër që duhet lexuar me