Për herë të parë Elitën shtatzënë e pamë pak orë më parë, në këngën e re të Gjikos, “Distanca”. Fundi i videos mbyllej me këngëtarin që përkëdhelte barkun e rrumbullakosur të Elitës e cila me shumë gjasa është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.
Tani që nuk fshihen më, Elita nuk kurset të postojë foto dhe gjithë ç’ka bie në sy është nuri i shtatzënisë. Orë më parë, moderatorja ka postuar disa foto të shkëputura nga një dasmë, ku ka prezantuar ndjekësit me nënën dhe vjehrrën e saj.
Nga ana tjetër, edhe mamaja e Gjikos në llogarinë e saj të Instagram-it ka publikuar një foto ku shfaqet duke përkëdhelur barkun e Elitës.
E veshur me një fustan nude me shkëlqim, që i nxirrte edhe më në pah barkun e rrumbullakosur, Elita dukej edhe më e ëmbël se kurrë.
Gjininë e bebushit çifti ende nuk e ka zbuluar, por çfarëdo qoftë i ka dhënë edhe më shumë nur mamasë së ardhshme.