News

Jennifer Lawrence në nivelin e Robert De Niro

Bradley Cooper, i cili ka luajtur 2 herë përkrah Jennifer Lawrence (tek “Silver Linings Playbook dhe American Hustle) ribashkohet me aktoren në filmin dramatik “Serena”.  Në një video të re në prapaskenë, në bashkëpunimin e tyre të fundit, ata lavdërojnë njëri-tjetrin.

“Kam kapur jack-pot-in duke punuar me Jennifer Lawrence”, thotë Cooper. “Sapo ajo sjell në jetë një personazh, ai kap shumë dimensione. Në të gjitha momentet ajo është një qënie njerëzore.”

Në film, Lawrence dhe Cooper luajnë një çift të sapomartuarish, të cilët drejtojnë një biznes druri në Karolinën e Veriut në 1930-ën. Komplikacionet shtohen, kur Cooper kupton se Lawrence nuk mund të bëjë fëmijë.

“Ajo është një aset i mrekullueshëm. Ndoshta vlera e saj më e madhe është niveli i saj i qetësisë kur aktron…është diçka shumë emocionuese ta kesh partnere në një skenë filmi. Pak a shumë si Robert De Niro. Janë shumë të ngjashëm në këtë gjë.”

Lawrence ia kthen lavdërimet: “Është kaq e lehtë sepse kur luan një film me dikë, në të njejtën kohë je duke i njohur. Në këtë film , ne e kemi njohur njëri-tjetrin që më parë. Është shumë më i lehtë për t’u realizuar”.

“Ai të bën për të qeshur. Edhe kjo e bën më të lehtë. Ke një personazh në mendje, kur je duke lexuar skenarin…dhe vjen Bradley në sheshxhirim dhe çdo gjë ndryshon.”

Trajleri i "Serena"

Burimi: The Huffington Post

#showbiz

REELS

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

----news/3915/jennifer-lawrence-ne-nivelin-e-robert-de-niro