E dini besojmë se princ Harry dhe Meghan thuhet se do të largohen nga Kensington Palace? Nëse jo, klikoni këtu. Por thashethemet për familjen mbretërore duket se nuk po mbarojnë.
Meghan dëshironte që të mbante ditën e dasmës një diademë me gurë smeraldi, por një burim anonim u shpreh për tabloidin e preferuar të Thomas Markle, The Sun, se Harry bëri namin kur i thanë që Meghan s’mund ta vendoste.
Shënim: Diademë - kurorë e zbukuruar me gurë të çmuar, të cilën e mbanin perandorët, mbretërit etj. si shenjë e pushtetit të lartë.
Burimi thotë se mbretëresha ndërhyri duke thënë se “Meghan s’mund të marrë gjithmonë se çfarë dëshiron ajo.” Madje ishte kundër vendosjes së vellos, duke qenë se po martohej për herë të dytë.
Si përfundim, Meghan vendosi vellon dhe diademën që dëshironte, pjesë e koleksionit të preferuar të mbretëreshës.