Historia Ime

Jeta ime ndryshoi kur...

16 Tetor 2014

Jeta ime ndryshoi kur...

Letra 1
"Jeta ime ndryshoi kur... " Nuk e di nese tregohem shume femije apo jo, por jeta ime ndryshoi ne momentin kur humba virgjerine. Isha vetem 17 vjece, dhe jo, nuk ndodhi as me te panjohur, as kundra deshires time. Ndodhi me te dashurin tim, njeriun qe kam dashur me shume ne jete, qe i kam falur gjithcka nga vetja. Edhe pse sot kane kaluar dy vite, edhe pse nuk jemi me bashke, edhe pse kemi bere dashuri vetem nje here, akoma sot ai kujtim me merr jeten, me del shpesh ne enderr, dhe me e keqja se kurre per asnje mashkull tjeter nuk kam te njejten ndjenje as emocion. Kam menduar qe kji vjen si pasoje e dashurise se pare, e faktit qe jam akoma shume e re... Por nuk dua qe pas shume vitesh, kur te kem familjen me dike tjeter, fati te ma sjelle perseri kete person, dhe te me vloje gjaku e dashuria e cmendur per te. Kam provuar te njihem me te tjere, por nuk e gjej dot me askund lumturine sikur e kisha me te. Anonim.

Letra 2
Jeta ime ndryshoi para nje jave, kur mora vesh se kisha kancer ne mushkeri. Spo mundesha ta besoja, edhe pse cigarja kishte vite qe ishte bere miku im me i ngushte, prap smund Te denohesha kaq i ri, me nje semundje te tille. Por ja qe bluzat e bardha mi prene krahet.  Qe nga ai cast mu erresua cdo gje, po ndihesha i mallkuar, e urreja fatin tim, e urreja sepse skishte dite qe dhimbja nuk me shoqeronte. Por kjo ishte e tepert. Sidomos kur nuk ke asnje person te cilit mund ti shprehesh, sepse une jam i denuar ta perballoj cdo gje vetem. Kete nuk mund tia tregoj as shokeve te mi, se ndoshta do tiu behet qejfi, e do qeshnin nenbuze. Smund ti besoj me askujt. Edhe pse kam tmerresisht nevoj per nje mbeshtetje. Por e di qe do ia dal dhe kesaj here, edhe pse kam pak frike, e shume dhimbje. Me ka vrare jeta mjaft o miq, dua vec te clodhem, e te fle. Por smund te dorezohem, smundem. Kam shume enderra qe sdua ti vras qe tani.  Prandaj dua tju pyes, se cfare kurash ka per kete semundje? Kam degjuar per vajin e Hashashit, sa e vertet eshte. Faleminderit. Anonim te lutem.

Letra 3
Nuk e di si m'erdhi me ju shkrujt po , du me tregu at qe me tvertet mund te quhet historia e telenoveles se jets teme... Filloj ne fun te klases se 9 kur shoqja jeme u lidh me nji djal due un rash ne dashuri me vellain e tij , I cili gjithashtu mdonte shummm... Nejtme nja nji vit kshu edhe Ishim shum tlumtur aq sa kishim planifiku edhe emrat e femijve te ardhshem.. Nje dit e xuni rreziku e ne nje diskutim e siper per hater te dajes se tij ai plagos nji njeri dhe hyn ne burg.. Ai meti I plagosun gjithashtu.. Vujta aq sa sme meten ma lot.. Sme meten ma shpresa , skisha asigja.. Megjithate I premtova qe do ta prisja.. U denu 7 Vjet.. Mu afrun shum djem pasi isha e pashme dhe asnjeher se tradhtova.. Njeri qe e kisha shok pretendonte me shum , por ai gjithashtu hyri nburg per frog.. Mbeta e shokume.. Vtm un dhe shoqnija jeme e dine pasi familia se mori vesh.. Kaluan 3 vjet the un refuzoja CDO kerkes per lidhje ose fejes.. Pas nje shkeputje prej 4 muajsh nuk fola me me te.. Mora vesh qe u fejua dhe tani eshte martuar megjithse ende eshte ne burg.. SME dha kurr arsye asgjeee thjesht iku... Un u shkaterrova.. Gjate vitit te 4 ne gjimnaz nje shok klase me propozon.. Ai eshte djali me I veqante qe ekziston , por un doja vtm ate.. Mbaroi shkolla dhe gjate veres me vijne per te me kerkuar per fejes the un I tregoj shokut te klases dhe ai me donte AQ shun sa foli me babin tim , por babi nuk pranoi pasi ai ishte mysliman.. Tani jam feju , e kam venos me harru gjithca.. Po fati I tkalumes me ndoqi kur I fejumi futet ne burg per patents ku qendroi nji muj.. Tesh ka dal dhe besoj qe jeta jem ka filly me ndryshu..shpresoj per mireee... Anonim pls.. Eshte Hera e par qe rrefej kyt histori!

Letra 4
Jeta ime ndryshoj kur u bera e krishtere. Fal besimit jeta ime ndryshoj. u lidha me nje cun te cilin e doja dhe i dhash gjerat me te cumuara por fati sme eci u ndava,por isha shtatezane prindrit me thane te hiqja por une nuk desha e mbajta femijne tim te dashur. Dhe pse shtatezanat zakonisht bejne pushime une vendosa qe te shkoj ne shkoll deri diten e fundit.Njerzit kur moren vesh qe une linda nje femi ndoshta me paragjykuan edhe pse une di qe te ralla jane ato goca qe do benin te njejten gje si une.Pervec qe humba nderin tim zgjodha te behem dhe nene shume shpejt dhe pa planifikuar.Vertet kisha planet e mia jo fillim shkoll,puna,martes me"dashurin e pare".... por ja qe fati eshte jo ai qe duam ne por Perendia. Dhe pse e ndiej veten si nje jo fort korekte ne besim di te them qe besimi im me shpetoi ne fund. Shpetova nga idea qe do me vriste ndergjegjia per gabimin me te madh po ta hiqja bebin,ndergjegjia ime eshte dhe ishte me e rendesishme se llafet e botes. Me vjen gjyna qe njerzit bejne aborte spontane se mund te ken probleme socjale, ekon apo nuk duan me shume se 2 femi. Ndaj per fitoj nga tema po u publikua gjithmon:Stop aborteve. Jeta eshte me e cmuar se cdo gje tjeter me shume se nje pseuda virgjeri apo nje nam i mire ne shoqeri. Tani jam e diplomuar kam nje femi te dashur. Dhe shpresoj per me mire ndoshta dhe babai i femijes nje dite do ta kuptoj qe jeta eshte e para,qe une e doja dhe nuk resht se luturi Zotin qe ai te behet nje njeri i mire dhe te vij nje dite. Mbase e publikon "anabel" dhe anonim

Letra 5
Prsh Anabel te lutem publikoje... Jam 24 vjec e martuar kam 1 djal 1 vjec.... Me bashkshortin u njohem ne shkoll te larte,njeri i mir,i sjellshem,bente shume per mua..ariti tme bente per vete,dhe fillova ta doja..Pasi u lidhem i kerkova qe te ishte gjithmon i sinqert dhe tmos me tradhetonte kurr,mu betua sterbetu por tgjhtha kto i beri kot.,vetem ne 2 vjet lidhje ai e beri me tradhetoi,nuk e besoja nuk doja po ja qe ndodhi..doja te ndahesha por nuk doja te lendoja familjen..per hater te tyre durova tradhetin e tij....Nje femer u shkateroka kur e tradhetojn mua kshu me ndodhi,ca hohe nuk isha as ne tok e as ne qiell,deri sa nje dit fillova te flisja me nje djal i cili ka qen dashuri ime pare..ai me jep gjalleri,jet,buzeqeshie...eshte sh i sjellshem me mua,proplemi eshte se ndihem ne faj se kam nje djal te vogel dhe mendoj se po bej gabim,por une nuk jame e lumtur me bashkshortin...

Letra 6
Jeta ime ndryshoj kur.... Anabel shpresoj ta publikosh kam vertet nevoje per mendime te fansave si te mira ashtu dhe te keqija,por kam vertet nevoje pasi esht dicka qe nuk mund ti tregoj askujt. Para disa kohesh isha e lidhur me 1 djal ai vertet ishte dashuria e jetes time shpirti im binjak por ai me kerkoj gjera shum te turpshme,te punoja per te e kuptoni se cfar pune....Edhe pse e doja shum nuk mund ta beja kete gje as per te dhe per asnjeri ne bote dhe keshtu u ndava.Mbas disa kohesh flisja me 1 djal tjeter,i kisha treguar cdo gje nuk i kisha mbajt asnje sekret dhe ai me tha qe nuk i interesonte fare asgje nga ato qe kishin ndodhur,i interesonte vetem momenti sesi do isha kur isha me te dhe se ai me mua sdo kishte 1 lidhje sot per neser por per gjith jeten.Jam akoma me kete djal dhe disa muaj na ndajne nga fejesa e duaaa por jo aq sa do te deshiroja ta doja,Zemra nuk komandohet.Ai me respekton me do shum eshte tamam burri ideal i cili do jepte shpirtin e tij per mua dhe per familjen qe do krijojm bashk.Sdi cte bej te vazhdoj apo jo me ket njeri?Kam frik se ndoshta do te vij 1 dite qe nuk do ta dua fare me? Anonim tlutem

Letra 7
JETA IME NDRYSHOI KUR Mirmbrema ju lutem publikojeni historine time Te dashur lexues ne radhe te pare do ju kerkoja te mos me gjykonit per gabimet ne shkrim si dhe per historine time Sot jam 30 vjece por historia ime ka nisur ne moshen 12 vjeqare une isha nga nje fshat i Vogel dhe ne ate kohe ne levizem nga fshati per te ikur ne nje qytet me te madh familja ime iku kurse mua me derguan tek dajat te mbaroja 8 vjeqaren isha nje vajze shume e zhvilluar nga trupi per moshen qe kisha dhe isha shume naive si gjdo vajze ne ate kohe sepse nuk i dinim gjerat si sot daja im me afrohej shume me prekte dhe une kujtoja qe ishte normale derisa keto prekjet dhe afrimi po behej me i shpeshte dhe me i afrushem isha e Vogel dhe kisha frike si dhe nuk kisha ti thoja se dhe me kercenonte dhe me bente si i thone sot dhune psikologjike kete e kuptoj sot atehere se kuptoja keto ngacmime filluan te beheshin me te shpeshta saqe dhe vinte dhe flinte me mua dhe une sthoja dot gje ka jetuar ferrin per nje vit e gjysem deri sa gjeta nje menyre dhe ika nga andej dhe nu u ktheva me mendova qeshpetova por jo ai vinte shpesh tek shtepia jone dhe rrinte me jave dhe sa here i jepej mundesia vazhdonte tanime une isha rritur pak por friken e kisha gjithmone nga ai shume here i kam uruar vdekjen vetes si dhe atij se vetem ne kete menyre mund te shpetoja si dhe kam mallkuar veten me mijera here sepse mendoja se ishte faji im se e kisha provokuar vete dhe ja pas hers se fundit qe ishte tek ne pas 6 muajsh ne shtepine tone vjen lajmi qe ky kishte vdekur kishte vrare veten te gjithe ishin te shokuar kurse une nuk e dija si te isha e lumtur por ne te njejten kohe mendoja eshte faji im sepse ja kisha uruar vdekjen me mijera here por e gjitha kjo histori nuk ishte asgje me jeten qe me priste sepse me kishte lene me pasoja isha nje femije e cila isha e detyruar te mbaja tere kete peshe ne supet e mija kujt ti tregoja e kush do te me besonte mbi te gjitha fillova pune dhe me kalimin e kohes fillova te ze shoqeri si dhe te rritesha te gjithe flisnin per djemt vetem une jo si dhe vishesha si djale nuk kisha asnje lloj interesi per djemt aq me teper nuk i duroja dot shoqet gjithmone me tallnin sepse te gjitha kishin historite e tyre vetem une jo dhe nga kjo gje vendosa te perpiqem te marr jeten time ne dore dhe nisa te interesohem per djemt por gjdo histori qe nisja sa vinte puna tek puthjet dhe perqafimet une nuk duroja dot kisha neveri si dhe me shfaqej ai perpara syve .Te dashur lexues jam munduar ti bie shume shkurt kjo eshte vetem nje pjese e historise time nuk mund ti imagjinoni vuajtjet e mia po te vazhdoj te tregoj akoma zdo te me dilnin 24 ore duke shkruar gjithsesi jeta vazhdon ju lutem pa gjykime dhe ofendime . DHE JU LUTEM ANONIM SE KAM 2 FEMIJE TANI DHE KETE HISTORI AI ME VETE NE VARR DHE ZOTI QIELL E UNE NE TOKE FLM

Letra 8
Pershendetje Anabel. Jeta ime ndryshoj kur isha vetem 17 vjec si gjith moshataret e mija kisha shum endra ne sirtar, por ato u thyen ne mira copza ne momentin qe familja me fejovi ,per shkak te disa problemeve u detyrova te pranoja epse ai ishte 10 vjec me i madh se un . Nuk e doja por mendova se me kalimin e kohes do mesohem ta dua ,por jo dashuria nuk esht me te mesuar por duhet ta ndjesh gje qe un nuk mundanese. Erdhi dita qe me mori ne shtepija e vet , mendova se hera e par qe te prek nje mashkull ishte dicka e mrekullushme ,e kisha menduar nje nat te magjishte me nje shtrat me petale trendafili me qirin dhe shum te bukur. :-(por jo ishte nje nat tmerri qe krr nuk do ta harroj ,ai me perdhunoi ndjeja neveri e ureja ishte nje perbindesh ;-(. Gjithcka ndryshoj ,mbas nje muji kuptova se isha shtatzan i tregova atij ne tel se jetonte ne greqi mbas pak kohesh erdhi dhe filloj te me akuzonte se femija nuk ishte i tij dhe me thoshte qe ta abortoja ,un nuk pranova ai filloj te ushtronte dhun ndaj meje dhe te nxirat nuk me hiqeshin me dit te tera nga trupi , familja ime nuk me besonte derisa nje dit me rrau aq keq sa perfundova ne spital pa ndjenja. Kur u zgjova mami me tha se kisha humbur bebushin tim GABRIELIN tim;-( cdo gje mu erresua nuk munda me . Un u ndava nga ai po humba gjysmen e shpirtit tim ,epse sot jam e martuar me mashkullin me te mir ne bot dhe kam nje bebushe te mrekullushme 6 muaj,nuk kam arritur ta harroj ate qe kurr nuk munda ta shof ,edhe pse e urreja babain e tij un e kam dashur shum bebin tim sepse ai nuk kish faj per as gje qe ndodhte ne ket jet plot vuajtje .  Si gjithmon anonim ju lutem.

Letra 9
Jeta ime ndryshoi kur....

Ndryshoi kur njoha ATE, njeriun me te mir,me te bukur,me te zgjuar..eh ska gje qe ti mungoj atij moj Anabel. Qe ne momentin e par qe e pash e dija se do e beja shok te mir. Kemi qen shok t ngusht per gati dy vjet po vitin e fundit ishim afruar pak me shume... cte te them, jeta me te eshte si nje enderr nga e cila sdua t zgjohem asnjiher, nuk esh nga ata qe te ngren e te ulin nga minuti ne minut..ai me mban vetem ne qiellin e 7..qekur e kam njohur skam pasur nje dit te keqe vetem lumturi me jep ai njeri. Ska fjale ta pershkruaj se clloj dashurie me jep dhe se ç'emocione t forta me fal cdo dit cdo moment..si nuk harroi njeher te me thot gjera te bukra cdo sekond, si nuk harroi nje here te me perkedheli te me bej t ndihem e dahsuruar...si nuk harroi kurre te me bej epiqendren e cdo gjeje, te me bej te ndihem femer me plot kuptimin e fjales. Mos na paft syri keq se esht ber veshtir sot te gjesh keshtu meshkujsh..lum um qe e kam thuaj :) te dua E....!

Naten anabel, anonim!

Letra 10
Jeta ime ndryshoi kur..

Per te qene e sinqert nuk e mbaj mend momentin kur kjo gje ndodhi.. si te thuash gjerat rrodhen aq shpejt,,sa nuk pata kohe te reflektoja dhe te arrija ne konkluzioniin qe jeta ime po ndryshonte.

E bukura e nje historie esht kur e din fundit..por..kjo ste ndalon..ti vazhdon dhe pikerisht kur je afer atij fundi te parashikuar..ti kerkon gjithcka..dhe pse e di qe rregullat nuk ndryshojn pavarsisht ndjenjave..rregullat jane te njejta..dhe historia ishte e shkruar.

Por…  gjithmon ka nja por..

Une,,nje femer e cila gjithmone ka ndjekur logjiken ne jeten e saj rreglli ndryshoi, instikti ishte akoma dhe me i forte. Llogjika tashme u be pjese e se shkuares, do thuash pse??? Ehh prezenca e tij ndryshoi dicka tek une.. un nje vajze e pafajshme,tashme jo me nje e tille.. mendja,trupi dhe cdo pjese e imja kishin filluar te mendonin dhe te perjtetonin emocione te paprovuara me pare..

Cdo gje ishte e gabuar,koha,moment,vendi,njerezit,por ne te dy jo, te pakten un se pranova kurr nje gje te tille.

Atehere, nuk di ke nga situatat qe e ndalonin lidhjen tone te permend me perpara,faktin qe kisha pak kohe qe e njihja.. faktin qe e njoha Brenda ambjentit te punes dhe per fatin tim te keq ai ishte  pronari im dhe kjo gje binte ndesh me rregullin tim kryesor..”kurr mos flirto dhe mos u lidh me dike i cili esht siper teje ne pozicion pune”.. apooo te permend faktin qe shume moralista do e kishin qef..ai ishte i fejuar.por,sic e thash,gjithmon ka nje “por”..kjo sesht asgje..deri ne castin qe kujtoj qe dhe une jam e fejuar.. po po..eh kot se kane then gjerat e mira jane gjithmone te ndaluara.. dhe a nuk ja vlen te sakrifikosh cdo gje per hir te dashurise…eee moralista..me thoni..tregoni histori dashurieee..ee dua dhe me do,por gjerat jane gjithmon me te thella.. te duash dike..do te thote te duash ate..dhe jo situaten e favorshme..

 

Anonim pls. jo per gje po do na shplajn me sharje.

Letra11
Jeta ime ndryshoi ne momentin kur im ate me detyroi te fejojem me njeriun qe sot kam ne krah...isha nje vajz plot jet, e qeshur, enderrimtare, e doja shum shkollen, doja shum te isha e pavarur kur mbaroja shkollen, ti fitoja leket vet, te mos kisha  nevojen e te tjereve..! Te gjitha kto uu shuan kur im ate nuk me la zgjidhje tj vetem te fejohesha.. deri kur dhash  provimet e matures me mbante me shpresa "vetem meso e fitoje shkollen, nje dege te mire dhe do vazhdosh endrren tende" ishin fjalet e tij... un pranova te fejohesha ..nje zot e di ckam hequr e si u transformova.. nuk ishte kjo ajo qe doja.. te isha "nuse" nuk isha e  pergatitur per nje jet te till.. njeriu qe mora nuk esht aspak  ai  lloj njeriu qe do doja te kisha..edhe pse me grindje, sharje, rrahje edhe per gjerat me banale nga ana e tij un prap jam me te... e vetmja gje e bukur qe kam esht im bir..e falenderoj zotin qe e kam..me jep jet..me jep shpres..me mbush me gezim..

Ju falenderoj qe e lexuat historin time !