Gjatë Maratonës së Këngës Popullore 2018, Maya përgjithësisht vishej me fustane të gjera dhe jo më kot. E ftuar sot tek “Rudina”, ajo zbuloi se e gjitha kjo ishte një taktikë për të fshehur shtatzëninë e saj.
Për habinë e të gjithëve, gjatë Maratonës, këngëtarja e muzikës popullore ka qenë 5 muajshe shtatzënë, që do të thotë se tani është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël.
View this post on InstagramBelsh..,@Maratona e kenges Tv-Klan. @Beja fora @ilibohova @erandalibohova
Përmes një kutie me tollumbace, në studion e “Rudina” u zbulua se bebi do të jetë djalë.
Ndër të tjera, Maya rrëfeu se prej kohësh ka qenë e interesuar për t’u bërë nënë, por për fat të keq disa shtatzëni u ndërprenë për shkaqe të ndryshme.
“Ishte bërë stresante si situatë. E kisha marrë disa herë lajmin që kisha qenë shtatzënë, por nuk vazhdoi [shtatzënia]. U gëzova, por sërish kisha frikë. Prita të kalonin muajt pasi u bëra supersticioze dhe nuk doja të flisja për këtë gjë.”
Në fund të intervistës, këngëtarja u surprizua nga bashkëshorti i cili u shfaq në studio me një tufë lulesh në dorë.