Horoscope

Një analizë e Besit dhe Xhensilës si çift, një Dash dhe një Akrep

Një analizë e Besit dhe Xhensilës si çift, një Dash

Xhensila është lindur më 9 prill, ndërsa Besi më 20 nëntor. Kemi të bëjmë me një Dash dhe një Akrep. Dyshja u martua vjet, pas një lidhjeje shumë vjeçare dhe kanë një vajzë bashkë të quajtur Ajka. Nga jashtë, duket se gjërat po shkojnë më së miri për çiftin, po planetet ç’thonë?

Kur Dashi dhe Akrepi bëhen bashkë të gjithë vrasin mendjen si dreqin ia dilnin pa njëri-tjetrin. Të dyja shenjat janë të prirura drejt pushtetit dhe mësojnë ta ndajnë qendrën e vëmendjes. Edhe Besi, edhe Xhensila janë të famshëm dhe s’e kanë problem të mbeten pakëz në hije kur njëri ka një projekt a event të rëndësishëm. Për shembull, periudhën e dasmës, të gjithë flisnin për Xhensilën. Ndërsa tani, që Besi ka një emision të ri në Tv Klan, të gjithë flasin për të.

Të dyja shenjat janë të prirura ndaj debateve të nxehura. “Detyrimisht ka zënka,” tha Besi në një intervistë për Ora News. “Edhe po s’ka duhet ta krijosh, që të japë ndonjë impuls." Lidhja e tyre është pasionante dhe xheloze. Akrepi është më i duruar, por edhe më posesiv se Dashi. Kur Akrepët lëndohen, i nxjerrin të gjitha. Pavarësisht dallimeve në mënyrën si i shprehin emocionet, të dy partnerët e ndjekin rrezikun dhe ndërmarrin rrisqe. Lidhja e tyre s’mund të jetë kurrsesi e mërzitshme.

Ndonjëherë, dy shenjat hasin keqkuptime – Dashi është ekstrovert, tërësisht i hapur, i thotë gjërat troç; ndërsa Akrepi është më emocional, shpeshherë dhe manipulativ. Në raste të caktuara, nevojitet një armpushim që gjërat të rikthehen në normalitet.

Dashi dhe Akrepi sundohen të dy nga Marsi, planeti i pasionit, ndërsa Akrepi sundohet edhe nga Plutoni, planeti i fuqisë. Kur bëhen bashkë dy njerëz me energji Marsi, është sikur të takohen dy ushtarë në një fushë beteje: ose janë armiq, ose aleatë. Besi dhe Xhensila janë aq aleatë, sa u martuan bashkë! Marsi është gjithashtu planeti i pasionit, kështu që Dashi dhe Akrepi bëjnë qejf bashkë, në dhomën e gjumit ose jo.

Dashi është shenjë zjarri, ndërsa Akrepi shenjë uji. Nëse këto elementë bashkojnë emocionin dhe veprimet fizike të nevojshme për t’i çuar gjërat para, janë një kombinim i shkëlqyer. Akrepi, pra Besi, është strategjist dhe e ndihmon Dashin të ngadalësojë dhe të mësojë si të planifikojë para se të veprojë. Dashi, pra Xhensila, i mëson Akrepit si të heqë dorë dhe të bëjë përpara pa u dërrmuar emocionalisht. Të dy mbështesin prej kohësh karrierat e njëri-tjetrit dhe të dy janë çdo ditë më të suksesshëm se më parë. Zjarri dhe uji u kombinuan fiks ashtu si duhet me këta të dy.

E mira e një marrëdhënieje Dash-Akrep është bashkimi i fuqive. Të dyja shenjat janë fitimtare dhe nuk heqin dorë, pavarësisht rrethanave. Marrëdhënia e tyre thjesht përmirësohet dita-ditës.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

An analysis of Besi and Gensila as a couple, a ram and a scorpion

Një analizë e Besit dhe Xhensilës si çift, një Dash

Jensila was born on 9 April, while Besi on 20 November. We're dealing with a Dash and a Scorpio. The couple got married years after a long relationship and had a daughter named Ajka. Outside, things seem to be the best for the couple, what's the planets to say?

When Dashi and Scorpio get together they all wonder how the hell they went without each other. Both signs are prone to power and they learn to share the center of attention. Even Besi, and Jensila are famous and have no problem to remain a bit shaded when one has a major project and event. For example, the wedding period, everyone was talking about Jensilen. While now that Besi has a new show on Tv Klan, everyone talks about it.

Both signs are prone to heated debates. "There is a lot of talk," Besi said in an interview with Ora News. "Even if you do not have to create it, to give impulse." Their relationship is passionate and jealous, scorpion is more patient, but also more affectionate than Aries, when Scorpions get hurt, they extract everything. the way they express their emotions, the two partners are pursuing the risk and taking the crap. Their connection can not be boring anyhow.

Sometimes, the two signs encounter misunderstandings - Aashi is extrovert, totally open, he tells things blah; while Scorpio is more emotional, often manipulative. In certain cases, a disaster is needed to bring things back to normal.

Dashi and Scorpio are both ruled by Mars, the planet of passion, while Scorpio is also ruled by Pluto, the planet of power. When two energized Mars people come together, it's like meeting two soldiers on a battlefield: either they are enemies or allies. Besi and Jensila are so allies that they married together! Mars is also the planet of passion, so Dashi and Scorpio binge together, in the bedroom or not.

Aries is a sign of fire, while Scorpio is a sign of water. If these elements unite the emotional and physical actions necessary to bring things to the front, they are a great combination. Scorpio, Besi, is a strategist and helps Dashin slow down and learn how to plan before he or she does. Aashi, namely Jensila, teaches Scorpio how to give up and move forward without emotionally crushing. Both have long been backing each other's careers and both are more successful each day than before. The fire and the water were combined as fixedly with these two.

The good of a Dash-Scorpio relationship is the unification of powers. Both signs are victorious and do not give up, regardless of the circumstances. Their relationship simply improves day by day.