Mbrëmjen e djeshme, në Bilbao të Spanjës u mbajt ceremonia e MTV Europe Music Awards.
Fill pas mbarimit të eventit, Bebe Rexha, Dua Lipa, vëllai dhe motra e kësaj të fundit si dhe disa miq të artisteve festuan shqiptarçe në dhomën e hotelit.
View this post on InstagramThe best part of last night was making new friends and dancing valle in my hotel room cc: @dualipa ?
“Pjesa më e bukur e mbrëmjes së shkuar konsistoi në të bërit miq të rinj dhe të kërcyerit valle në dhomën time të hotelit.” shkruan Rexha.
Kur e mendon, kishin një goxha arsye për të festuar.
Lipa mori çmimin “Artistja më e mirë e muzikës POP” duke mposhtur emra të famshëm si Camila Cabello, Ariana Grande dhe Shawn Mendes.