
Prej disa javësh, ndjekësit e modeles Dajana Kalos kanë qenë në dijeni të gjendjes së saj shëndetësore, pasi pësoi një hemorragji në tru, të shkaktuar nga malformacioni arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze që kërkoi ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.
Pas operacionit dhe një periudhe të vështirë rikuperimi, Dajana ka vendosur t’u drejtohet ndjekësve përmes një postimi emocional në Instagram, ku shfaqet me foto dhe video nga procesi i rehabilitimit.
“Hi të dashur! Po përpiqem të rikthehem sërish…Nuk e di pse kam kaq shumë emocione dhe e kam pak të vështirë të shprehem, por e ndjej nga zemra ta bëj këtë post,” – shkruan ajo.
Dajana falenderon publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kanë ndihmuar financiarisht që ajo të kishte mundësinë të kurohej në një nga spitalet më të mira.
“Faleminderit nga thellësia e shpirtit për mundësinë që më dhatë që të kurohesha… Gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe do vazhdojë të shkojë edhe më mirë vetëm me pozitivitet, siç më njihni.”
Si pasojë e gjendjes shëndetësore, ajo kishte vështirësi në lëvizjen e anës së djathtë të trupit dhe nuk ishte në gjendje të ecte normalisht. Në pamjet e publikuara së fundmi, shihet duke punuar me fizioterapistë, në një proces të gjatë, por shpresëdhënës rikuperimi.
"Do shihemi shumë shpejt me më shumë dritë, më shumë energji dhe një version edhe më të fortë të vetes sime. Ndonjëherë është në rregull të mos jemi të fortë… vetëm që të kuptojmë sa forcë mbajmë brenda nesh si qenie," përfundon ajo.
Dajanës i urojmë shërim sa më të shpejtë!
View this post on Instagram