

I dashur Dash, nëntori është muaji i vitit për Jupiterin që do të hyjë tek Shigjetari, një shenjë zjarri si ti. Jupiteri është planeti i preferuar i të gjithëve, sepse sjell një shans të mirë për mundësi të shumta. Është i vetmi planet që do t’ju tregojë si të përfitoni nga dhuratat dhe surprizat që ka rezervuar.
Udhëtimi në distanca të largëta është një ndër disa përfitime dhe nëse mendoni se nuk keni fonde, ai do të sigurojë mjetet. Ndoshta shefi ka nevojë që ju të udhëtoni jashtë shtetit, të jetoni në një hotel me 4 yje në mënyrë që të takoni partnerët e biznesit. Kështu, një mënyrë e mirë për disa ditë ekstra që të eksploroni qytetin. Ndoshta nëna do të dëshirojë disa ditë pushimesh familjare. Ose do të fitoni një udhëtim nëpër lojrat televizive. Nuk i dihet, Jupiteri punon në mënyra magjepsëse.
Një tjetër dhuratë për ju mund të jetë mundësia për të përfunduar studimet në kolegj ose për të ndjekur studime pasuniversitare. Marrëdhëniet ndërkombëtare do të jenë me fat, qoftë edhe duke shkëmbyer ide, mallra, shërbime, aktivitete kulturore dhe artistike. Nëse punoni në media, ndikimi juaj do të zgjerohet përmes shkrimit ose përkthimit të botimeve të huaja, përdorimit të faqeve të internetit ose aplikacioneve.
Një ditë para se Jupiteri të largohet nga Akrepi për 12 vitet e ardhshme, më 8 nëntor, një Hënë e Re do t’ju japë mundësinë për të financuar një ëndërr, për të blerë një shtëpi, për të marrë hua për të nisur një biznes.
Një udhëtim i shkurtër dhe i shpejtë parashikohet më 22 nëntor, plus ose minus tri ditë. Përpiquni të shmangni polemikat në familje, bisedoni qetë. Marsi, sundimtari juaj, do të jetë në konflikt me katër trupa qiellorë – Diellin, Hënë e Re, Mërkurin dhe Jupiterin. Ai do t’i bëjë njerëzit përreth jush të ndjeshëm dhe të gatshëm për të reaguar pas komentit më të vogël. Kini parasysh parimet diplomatike.
Lajm i mirë vjen nga Jupiteri dhe Dielli, që do të krijojnë 2 ditë fatlume të vitit, 25 dhe 26 nëntor. Ky takim ndodh në shtëpinë e nëntë, që inkurajon udhëtimet ndërkombëtare, qëllimet akademike, rastet e ndryshme ligjore dhe projektet në media. Përdorni një nga këto ditë për të udhëtuar jashtë, për të dorëzuar një shkrim ose për të paraqitur një punim në gjuhë të huaj.
Afërdita ka qenë në prapavijë që nga 5 tetori, por do të zhvendoset më 16 nëntor. Në këtë pozicion, do t’ju inkurajojë për të parë më mirë mbi marrëdhënien tuaj. Mund të keni diskutuar ndonjë problem me partnerin (romantik) ose bashkëpunëtorin në punë. Problemi duket se vazhdon të qëndrojë i pazgjidhur. Gjërat mund të përkeqësohen më 30 nëntor, kur Afërdita kundërshton Uranin. Me Mërkurin në prapavijë nga 16 nëntori – 6 dhjetor, do të keni një tjetër shans për të parë më mirë problemet dhe për të gjetur një mënyrë si t’i korrigjoni.

Gjatë periudhës dhjetor 2014 – dhjetor 2017, mund të keni qenë shumë të shqetësuar për paratë. Gjatë këtyre viteve, ju pritët Saturnin në shtëpinë e tetë, kështu mund të keni pasur frikë se nuk keni mjaftueshëm të holla qoftë edhe për të pasur një pension një ditë. Nëse jeni divorcuar gjatë kësaj periudhe, mund të mos keni qenë i kënaqur me zgjidhjen përfundimtare. Përndryshe, në këtë periudhë (dhjetor 2014 – dhjetor 2017), keni luftuar për të paguar një hipotekë, një hua studentore ose ndonjë detyrim tjetër.
Gjatë atyre kohërave të zymta, e keni vënë re që paratë vinin shumë ngadalë. Saturni për fat të mirë u largua nga shtëpia juaj e tetë financiare më 23 dhjetor të 2017-s, por megjithatë ju nevojitej një ndryshim më i fuqishëm, më i dukshëm. Këtë muaj, situata e parave do të ndryshojë. Më në fund, do të jetë më e ndritshme.
Më 8 dhjetor, Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të kujdeset për paratë dhe kënaqësinë tuaj. Nëse jeni të vetëpunësuar do të vini re rritje të madhe të biznesit. Nëse shkruani libra, mund të përballeni me fitime të shumta. Paratë mund të vinë përmes një trashëgimie, kredie bankare, një sponsor që investon në biznesin tuaj ose duke fituar një lotari. Së shpejti, do t’ju jepet një dhuratë e vlefshme.
Një tjetër temë: Ju keni një Hënë të Re në 7 nëntor në Akrep, që do të thotë se mund të lidheni ose martoheni së shpejti dhe sigurisht që kjo është një gjë emocionuese. Nëse jeni të martuar tashmë, mund të mendoni për të punuar së bashku. Një mik mund t’ju frymëzojë për gjëra të jashtëzakonshme, për gjëra që s’i keni menduar kurrë.
Si rezultat i Hënës së Re më 7 nëntor, nëse nuk po mendoni për një partner romantik ose fëmijë, mund t’i përdorini energjitë për një hobi të ri, të hartoni dokumente zyrtare, të njihni një partner me shkrim etj, detaje që do t’ju ndihmojnë të keni sukses. Për çështje kontratash dhe firmash, prisni që Mërkurë të mos jetë më në prapavijë, në 6 dhjetor.
Afërdita, planeti juaj në pushtet, do të jetë në prapavijë deri më 16 dhjetor. Kjo vlen për marrëdhëniet romantike dhe biznesin, pasi Afërdita rregullon dashurinë, bukurinë, biznesin dhe fitimet.
Duke patur një mbingarkesë nga planeti sundues, nuk keni mbështetjen që jeni mësuar të merrni nga të tjerët dhe mund të habiteni nga fakti që po punoni kaq shumë për të arritur qëllimet tuaja. Deri në dhjetor ose janar, gjërat do të shkojnë mbarë.
22 nëntori do të jetë një Hënë e plotë në shtëpinë e dytë të të ardhurave personale, kursimeve dhe shpenzimeve. Kjo Hënë e plotë do të vazhdojë të rrisë përqëndrimin në menaxhimin e parave dhe do t’ju ndihmojë të rregulloni problemet. Mund të ndiheni pak të paqartë për çështje financiare ose do të keni një konflikt të drejtëpërdrejtë me një mik. Megjithatë duket se po vjen një dorë e mirë parash.
Ditët më fatlume të vitit për të gjithë janë 25 dhe 26 nëntori dhe të gjitha shenjat do ta ndiejnë fatin. Për ju Dema, fati do të jetë thjesht financiar. Burimi i saktë është i paqartë dhe nuk do ta dini saktësisht.
Po hyni në një kohë hyjnore. Gjatë muajit dhjetor, deri në 7 janar 2019, Afërdita do të udhëtojë përmes shtëpisë suaj të shtatë të martesës dhe partneriteteve në biznes duke shtuar ndërveprime të shumta. Keni kaq shumë gjëra përpara, i dashur Dem.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.