Princ Charles e di që është princ dhe mesa duket e ka shfrytëzuar këtë njohuri mirë e bukur. Sipas një dokumentari të publikuar së fundi, Serving the Royals: Inside the Firm, mbreti i ardhshëm i Anglisë ka një listë me kërkesa që na lanë pa fjalë.
Charles, i cili njihet si “princi i llastuar” nga stafi, do që të tjerët të bëjnë gjithçka për të. Të paktën kështu thotë ish ndihmësi i Princeshë Diana-s, Paul Burrell.
“Pizhamat e tij hekurosen çdo mëngjes, lidhëset e këpucëve po ashtu. Pileta e banjës duhet vendosur në një pozicion specifik dhe temperatura e ujit duhet të jetë e vakët,” thotë Burrell dhe shton se Charles kërkon nga ndihmësit e tij “t’i shtrydhin 3cm pastë dhëmbësh direkt në furçë çdo mëngjes.”
Por prisni, ka më shumë. Burrell tregon se “një herë, më kërkoi në bibliotekë dhe tha ‘Oh Paul, më ra në kosh një letër nga Mbretëresha. A mund ta ngresh?’”