Sot

Jetoni në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat, apo thjesht jeni të trembur?

31 Tetor 2018

Jetoni në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat, apo thjesht

Në vjeshtë, cikli i jetës merr një kthesë simbolike drejt fundeve. Nuk është habi që Halloëeen, Samhain dhe Dia De Muertos, të gjitha mbahen më 31 tetor: kjo datë është në mes të ekuinoksit të vjeshtës dhe solcistit të dimrit. Data si kjo shërbejnë si portale drejt mbretërive të tjera dhe lidhjet me nëntokën, zbehen në mënyrë domethënëse. Vjeshta është stina ku takohen të gjallët dhe të vdekurit.

Nëse jeni këtu, keni një hije dyshimi: A është shtëpia juaj e pushtuar nga një shpirt a fantazmë? Si fillim, bëjmë dallimin mes një shpirti dhe fantazme, që të vijojmë me shenjat. Shpirtrat dëgjohen dhe shihen vetëm nga ekspertët, ndërsa fantazmat gjejnë mënyrat e tyre për të bërë kontakt me të gjallët.

Sipas ekspertes telepatike Meghan Castro “fantazmat janë shpirtra që s’janë ndarë ende nga toka.” Diçka i lidh me vendin ku jetonin apo ku vdiqën dhe procesi i çlirimit të tyre drejt botës tjetër është i gjatë dhe i vështirë.

Shenjat që shtëpia juaj mund të jetë e pushtuar nga një fantazmë:

1. Ndryshime të pashpjegueshme në temperaturë

Një ndër mënyrat më të thjeshta për të dalluar nëse keni të bëni me një fantazmë është temperatura. Nëse vini re ndryshime të befta e të pashpjegueshme në temperaturën e ambientit, me shumë mundësi, një fantazëm gjendet pranë. Fantazmat kanë nevojë për energji dhe kur janë prezente, thithin atë të mjedisit – në këtë rast, nxehtësi. Nëse ju rrënqethet mishi, dijeni se s’po ndodh rastësisht.

2. Anomali teknologjike

Jeni përgjigjur ndonjëherë në telefon dhe jeni hasur me linjë të rënë? A ju fiken dhe ndizen dritat vetiu vazhdimisht? A ju fiket televizori papritur, ose ndryshon kanale vetë? Nëse po, me shumë mundësi keni të bëni me një fantazmë.

3. Aroma të pazakonta

Nëse shtëpia juaj vjen pak erë e çuditshme, mos fajësoni menjëherë plehrat në kuzhinë. Fantazmat kundërmojnë aroma që i njihni, por që s’kanë vend në shtëpitë tuaja. Parfum, locion pas rroje, duhan i fortë ose squfur, aroma e të cilit është lidhur prej kohësh me pushtimin nga fantazmat.

4. Objekte që lëvizin ose tinguj të paidentifikueshëm

Keni dëgjuar zhurmë në shkallë, keni parë dyer që hapen vetiu, apo korniza që shtrembërohen? Lëvizje të tilla të pashpjeguara në shtëpinë tuaj janë një mënyrë e thjeshtë për të identifikuar fantazmat.

5. Kafshët tuaja shtëpiake sillen çuditshëm

Nëse kafshët tuaja shtëpiake preferojnë krejt papritur një zonë specifike të shtpëisë ose ndërveprojnë me një objekt të padukshëm keni të bëni me aktivitet paranormal. Kafshët dëgjojnë tinguj, nuhasin aroma dhe shohin objekte që s’janë të dukshme për njerëzit. S’është habi që mund të shohin edhe fantazmat.

Nëse nuk keni kafshë, mund ta provoni me macen a qenin e një miku. Vëreni ku shkon, ç’nuhat, si ndërvepron me ambientin? Nëse kafsha reagon çuditshëm, dyshimet tuaja u konfirmuan.

Ju miqtë e mi, jetoni në një shtëpi të pushtuar.