Bota

Me prova dhe fakte, Trump nuk di të mbyllë një çadër

28 Tetor 2018

Me prova dhe fakte, Trump nuk di të mbyllë një çadër

Teksa po ngjitej në avionin presidencial pas një tubimi në Illinois, Presidenti Trump vërtetoi se nuk di të bëjë diçka tjetër: të mbyllë çadrën. Pasi ngjiti shkallët drejt hyrjes, s’u mundua në asnjë moment ta mbyllte çadrën dhe thjesht e la të lodronte e lirë.

Për habinë e askujt, braktisja e çadrës s’është gjëja më e tmerrshme që ka bërë Trumpi të shtunën. Në mes të një tragjedie kombëtare - 11 njerëz humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë në një sinagogë në Pittsburgh - vendosi të shkojë në një tubim në një shtet tjetër. S’ishte më e keqja, por pa dyshim ishte më e çuditshmja.

Thjesht përkulet dhe hyn në avion, duke e lënë çadrën e madhe të vërdalliset në shi. Duket se e mendoi në një moment ta marrë me vete, por pastaj vendosi ta lërë, pa ndaluar për të parë ç’do të bëhet me të.

Braktisja e çadrës hyn në serinë e gjërave të thjeshta që Trump s’arriti t’i realizojë me sukses. Pak kohë më parë, u ngjit në të njëjtin avion me letër higjenike në këpucë.

Burimi: The Cut