Në një intervistë për “Prive”, Enca Haxhia foli më shumë rreth vetes duke ndarë me publikun detaje, që për shumë prej nesh janë krejtësisht të paditura. Fillojmë:
1. Këngëtarja nuk quhet Enca, emri i saj i vërtetë është Ruenca, një bashkim emrash i familjarëve. Arsyeja pse nuk e ka mbajtur këtë emër edhe në art? Sepse kur ishte e vogël, kur bënte shoqëri të re dhe u thoshte se e kishte emrin Ruenca, nuk ia mbanin mend. Ndaj është detyruar që prej asokohe të mbaje emrin e shkurtër, Enca.
2. Ka qenë gjatë gjithë jetës vegjetariane. Nuk ka ngënë asnjëherë mish, peshk, fruta deti, vezë, qumësht. Siç vetë Enca shprehet, ajo është prova e gjallë që të jesh vegjetariane s’do të thotë të jesh kockë e lëkurë.
3. Ka qenë vajza e parë nga Shqipëria dhe që jetonte në Shqipëri, e cila filloi të bënte cover- at e parë në Youtube. “Kam bërë shkollë muzike dhe pianoje kështu që kjo do të thotë se unë nuk jam rastësisht këtu.”
4. Në rast se nuk do të ishte bërë këngëtare do të ishte marrë me patjetër me arte, ndoshta aktrim ose regjizurë. Ndërkohë nëse do t'i linte artet mënjanë do ishte bërë ose ambasadore e Shqipërisë për një shtet të rëndësishëm ose avokate nr. 1.
5. E urren jetën e natës, nuk është person nate por mëngjesi. Asnjëherë nuk ka dalë me qejf nëpër club- e, pavarësisht se është puna e saj, kurrë nuk e shijon [jetën e natës], nuk pi alkool, as cigare...
6. Ka qenë gjithmonë studente ekselente në shkollë; i ka pëlqyer përherë të shkonte në shkollë dhe të studionte.
7. Nuk i pëlqen të përdorë fjalën “urrejtje”, por nëse ka njerëz që i urren në 2018- n janë injorantët dhe hipokritët, sepse të jesh secili prej tyre në këtë shekull është shumë turp.
8. Të paktën në tre vitet e fundit i ka shkruar vetë këngët, muzikën dhe tekstet e saja.
9. Talenti i fshehur? Mundet t’i lëvizë të dy veshët në të njëjtën kohë!