
Letra 1
Pershendetje Anabel.! Jam nje djal 23 vjec vura re temen dhe mendova te shkruaj historine time, ose me sakt gabimin qe me ka mbajt peng gjith jeten.. Isha 19 vjec dhe akoma nuk isha nje djal i pjekur, isha akoma adoleshent shkolla me kishte dal per menaxhim biznesi dhe praktikisht cdo gje duket normale.. Por fati im i keq ishte qe prindrit nuk e perballonin dot shkollen me te ardhurat qe kishin keshtu nga pamundesia per te gjetur pune fillova te shisja hashash neper parqe por kjo nuk zgjati shum dhe mu desh ti kaloja 3 vjet pas hekurave. Tani jam ne mes te 4 rrugeve dhe askush nk me ofron nje pune, nk di cte bej ai gabim ndikoj shum keq ne jeten time..,, Te lutem anonim..
Letra 2
Pershendetje anabel. Te lutem publikoje kte letren time. Kjo teme eshte si me porosi per rrefimin tim. Jam nje vajze 20 vjecare. Para disa kohesh u dashurova marrezisht me dike. Beja cdo gje per te. Ai thonte se me donte. Nje dite me kerkoj qe te behesha e tij. Duke qen se isha e virgjer nk pranova si fillim. Me pas nga dashuria e madhe pranova. Ishte dicka jo shume e mrekullueshme por ishte me ndjenje. Mbas asaj dite ai nk eshte bere me i gjalle. Ky ishte gabimi im me i madh qe kam bere ne jete. Mesova shume nga ky gabim, tanime nuk besoj me ne njerzit qe nuk duhet. Te lutem anonim Anabel. P.s Komentoni cte doni une gabova. Te gabosh eshte njerezore.
Letra 3
KUR PAGUAN GABIMET E TE TJEREVE: Doja te ndaja historine e jetes time me ju... Kam lindur ne nje fshat te Shkodres, dhe tashme jam 23 vjeç. Perpara 20 vitesh xhaxhai Im per nje debat banal vrau nje burre dhe nipin e tij 25 vjeçar. Sigurisht familja jone hyri ne hasmeri me to. Pas nje viti, ne nje Nate te eger dimri, babai I djalit 25 vjeçar vjen dhe vret babane tim kur po hynte ne oborrin e shtepise. Nana, pasi degjon krismat e panumerta del per ti dhene ndihme burrit te saj, Por Ishte e padobishme ne ato momente. Une isha vetem 3 vjeç dhe instiktivisht dal menjehere pas nenes ne oborr. Mund te them qe ai njeri qe vrau babane, Ishte I ndjeshem. E dini pse? Pasi ai mund te me vriste edhe mua, per te lare gjakun e te birit, Por nuk mori hak tek nje femije, Por I kishte thene nenes time " Merre femijen e fute brenda, se ta vrava moj b*shter". Jam I lumtur qe kam jetuar vetem per nje arsye, pasi jam e ardhmja, dashuria, dhe mbeshtetja me e madhe e nans teme!
Letra 4
Gabimi me i madh i jetes time !!!!!! Kam vjedhur leket e mamit ,qe ajo i mblidhte te blinte nje tapet qe kushtonte 1 milion lek te vjetra i merja dit per dit nga 1000 lek te reja.flasim dhe kafe me gocat per dit rroba. Kur mbaruan leket rinim si pula te lagura,nejse erdhi dita erdhi tapeti i porositur shkon mami te jap leket,lek ska!!!!!!! Aty filloj gabimi tjeter une akuzoja nje shoqen e mamit qe pinin kafe bashk. Po i thoja ajo ti ka mare,prandaj rinte gjithmon me ty. Sa here e ke lene vetem ketu ne shtepi dhe ti ke shkuar posht te blesh kafe........ E bera mamin tosmollos me ne fund me besoj shoqes se saj nuk i tha gje ,,i thash ke fakte ske!! Nuk e akuzon dot gruan e botes. U ndjeva ne ganim me shume qe fajsova ate fukareshen me falte zoti,pa per tapetin me mire qe i piva leket kafe u kenaqa kurse me tapetin do fillonte mami,mos shkel ne tapet mos u ul mos ha uuuuuuuu. Nejse kam vendos do ti tregoj mamit te verteten kur te jet ne prag te vdekjes. Anabel anonim se mami im nuk ka fb po ndonjehere e shtyn shejtani. Ishalla ska hap ndonje fshehurazi!!!!!!
Letra 5
Anabel dua te tregoj edhe une gabimin me fatal te jetes sime. Isha e martuar me nje burre shume te mire por po kalonim nje periudhe re veshtire ekonomike ku ai humbi edhe punen e nuk po gjrnte pune tjeter. Na hipen debatet, nervozoheshim e benim sherre dhe nje here ne debat e siper une u acarova aq shume sa i gjuajta burrit. Ne fillim i gjuajta me duar e meqr nuk me dilnin nervat kapa nje pjate e ja theva ne koke, pastaj i hodha dhe tavllen e duhanit dhe u ca te faqa. E cova ne ambulance ha qepen por pas kesaj aj me kerkoi ndarjen dhe sdonte me pune me mua. Mu prish martesa per nervat e momentit Anabel. Anonim pls
Letra 6
Te dashur lexues te Revistes Anabel. Nje mike e imja me keshilloj te ndaj kete hall qe me mori shpirtin me ju. Ajo eshte lexuese e rregullt e revistes suaj. Historia ime fillon thjesht si cdo histori dashurie ne adoleshence. Djalin i cili sot eshte bashkshorti im e njoha ne tren ne rrugen qe beja ne universitet. E njoha e shkembenim fillimisht shikime, me pas ai filloj te me fliste dhe filluam te shkruanim shume letra. Une u dashurova si nje femije. Ecja e mendoja per te studioja e mendoja per te flija e me zinte gjumi duke menduar per te. Historia jone ishte shume platonike por shume intensive ne te njejten kohe. Kaluan dy vite dhe ne shkembyem vetem 2-3 puthje, ai me donte e une e doja akoma me shume. Deri sa nje dite vendosi te me kerkoje doren edhe sot e kesaj dite mendoj qe ajo ka qen dita me e bukur e jetes sime. Me pas u martuam e bem tre femije. Probkemet filluan me ardhjen e demokracise, mua filloj te me pelqente te vishesha pak ekstravagante, te pija cigare e te dilja shpesh edhe pa tim shoq. Ai filloi pa asnjelloj arsye te ishte shume xhelos e shume fanatik. Jeta ime filloj te behej ferr. Nukd dilja dot nga shtepia, nuk beja dot asgje. Me pelqenin minifunset fustanet e hapura pak se jam nje femer shume e bukur por ai me morri frymen. Nga ajo dite vetem ferr kam kaluar deri sa vjerra ime e ve njohi burrin e saj aktual, njerkun e tim shoqi. Ne u dashuruam marrezisht edhe pse ishte 20 vjet me i madh se une. Nga ajo dite une Jam njeriu me i lumtur ne bote. Ne kemi nje histori dashurie si neper filma. Kam tre femije me keshilloni ju lutem. Une e dua e dua e dua e mund te jap gjithcka per te. Me respekt pres padurim pergjigje
Letra 7
Jam nje djal 19*vjec . Gabim im i madh esht naqe luaja kumar qe n klas t tet, . . Luaja perdit se kisha lek 200mij nje her n 2 dit ose perdit. Prindrit i linin leket t gjitha n bufe dhe per vite me radh nuk kisha luajtur asnje lek, shitem nje toke 13~milion un i mora leket i lash n kazino t tera. Per 9 dit nk vajta n shpi , naqe jam djal i vetm prindrit donin q t veja n shpi se ms vrisja veten, se nje kushua im e vrau per 3 milion q la , . Vajtj n shpi Prindrit nk m thn asnje fjal dhe nk ma kan kujtuar, pavarsisht se un luaj prap
Letra 8
Jam 1 djal 25 vjec dhe u dashurova me nje vajz 23 vjec ajo kishte nje problem psikologjik per te cilin un u vura ne dijeni pasi kisha nje vit i lidhur me te deri ather ajo ishte krejt normale me pas filloi te behej shum posesive me kontrollonte ne cdo moment te dites dhe te nates me zgjonte nga gjumi duke bere skena te tmerrshme xhelozie te dala nga hici filloi te me perndiqte gjat kohes qe kthehesha nga puna per ne shtepi ne ore te vona te nates.Aty cdo gje u be e padurueshme dhe e vetj gje qe mund te beja ti jepja fund kesaj farse nderkoh qe pas disa ditesh degjova ne lajme qe ajo kishte vrar veten nuk ja fal vetes ate gabim fatal kjo gje nuk me ka len te krijoj asnje lidhje gjith jeten.Ju lutem anonim
Letra 9
Gabimi me i madh ne jeten time ishte fakti qe rashe ne dashuri me kryetarin e bashkise,nje burre 25 vjet me i madh se une dhe me femije. E verteta eshte se e kerkova vete.E kontaktova dhe e cova deri aty sa e bera tedeshironte te kishte me shume...Flisnim ne telefon dhe me sms pernate.Aq intensivisht sa nuk thuhet.E dija qe po beja gabim,por nuk hoqa dore.Kur me kerkoi te benim dashuri une kisha frike,isha e virgjer dhe nuk pranova.Ai u merzit shume,dhe ne fakt vazhdon te jete.E nderpreme komunikimin,dhe une tani falenderoj zotin qe me beri ti therras mendjes.Anonim.
Letra 10
Pershendetje Anabel Dua te ndaj me ty nje histori te hidhur te jetes time. Behet fjale per nje lidhje qe kam patur pak vite me pare . Ne fillim lidhje funksiononte mire , me pas ne nje pike te saj vura re qe ai po distancohej dhe behej gjithnje e ne I cuditshem , me shmangte ne intimitet , e pyesja nese kishte dicka qe nuk shkonte ose nese donte te ndaheshim,por ai nuk e pranonte kte gje ,ndoshta dhe per faktin qe ai me kishte bere te njohur me te shtepise ,ishte thjesht nje hipotez e imja per te kuptuar ngjarjen .Me pas fillova te dyshoja per nje person te trete mes nesh ,ai zhdukej per ore te tera me mikun e tij te ngushte , mendova ai e ndihmonte te takohej me dike tjeter .dhe vendosa ti ndjek jo personalisht . Zbulova disa shokuese !!! Ata shkuan ne shtepine e atij djalit dhe ndenjen aty per 2 ore , po cmendesha sepse e ndjeja qe kishte nje femer tjeter aty, por tani qe e mendoj me mire te kishte qene kjo gje ! Prita deri sa dolen dhe pash qe ai I kishte hedhur krahun dhe e puthi ne qafe ,u shokova ,I dashuri imm ishte homoseksual .un isha vetem nje mbulim per te . Nuk mund ta lejoja kte gje, nje nate e ftova per darke dhe e helmova ,ka kaluar 3 dit ne spital rende ,pasi ndenji ne spital me mori ne telefon dhe I thash qe nese me merr dhe nje her heress tjeter do te te vras me verte ,dhe qe temen e tij sdo e prekja me kurre. Anonim
Letra 11
Gabimi me i madh qe kam bere: Ishin vitet 96-97 kur emigrova jashte shtetit me te dashuren time te askohe. Si shume njerez ne ate kohe, edhe ne u morrem me pune jo te mira, besoj e kuptoni, ajo punonte ne rruge por me deshiren e saj qe te kishim nje jete ne te mire. Brenda pak viteve mblodhem shume para, ndihmuam familjet, bleme nja 2 prona e une u ktheva ne Shqiperi e hapa nje biznes te vogel. Por u detyrova nga rrethanat qe kete vajzen ta merrja per grua e tani kemi 2 femije. Nuk eshte qe nuk e dua por shumica e dine qe gruaja ime ka punuar ate pune per jeten qe bejme e kjo me vret. Pendohem qe nuk zgjodha te beja nje pune te ndershme edhe pse ndosgta tani nuk do kishim asgje. Falemnderit. Anonim
Letra 12
Mirembrema Anabel. Gabimi me i madh qw kam bere une ne jeten time, ne fakt eshte gabim femijerie , une dhe motra ishim shumd te vogla e nuk kuptonim, thjesht kishim pare filma dhe filluam te puthnim njera-tjetren ne buze e ca prekje. Kjo gje vazhdoi nja 3 dite rresht e pastaj u harrua si kalamanj qe ishim. Por tani qe jam vajze ne moshe madhore, une sa here shoh motren me kujtohet kjo gje me friken se mos edhe asaj i kujtihet dhe cfare mendon per mua. Me vjen aq turp sa mezi bej muabet me motren. Anonim te lutem!!
Letra 13
Pleeeeeeease Anabel,asht pak e gjate por ju lutem.Gabimi fatal ishte se lash te dashurin per shkollen dhe familjen. Ju luuuutem publikoje. Isha vetem 13 vjec kur njoha Ate e ai 20.Ishte mesi i klases se 8t dhe ai djali i gjate,esmer,simpatik sapo ishte kthyer nga Greqia,,,Cdo dite gjate orarit te pushimit ai ishte aty ne rrugen para shkolles e me hidhte shikime qe nuk i kuptoja dot,,,Sa here dilja nga shpia ate do e shikoja patjeter rastesisht(ose jo)..Aty nga fundi i shkolles Ai me kerkonte me ngulm te fliste me mua,donte patjeter ti dilja ne nje takim sepse kishte dicka shume te rendesishme per te me thene,,,ate dite un po veja tek shkolla sepse do takoja mesuesen e fillores (fillorja e zhvillonte mesimin pasdite) dhe kur u futa ne koridorin e shkolles ai erdhi pas meje,me kapi per dore e me shikonte ne sy sikur donte te depertonte brenda meje vetem me ate shikim,,,,un dridhesha e tera ishte hera e pare qe isha perball nje mashkulli dhe ai me shprehte dashurine e tij,,e ku dija un c'ishte dashuria.Un i thoja "jo jo jo " doja te ikja,isha ne ankth,kisha turp,frike,,,ai me puthi ne ball dhe u largua duke meshikuar me plot dashuri dhe si fitimtare,sikur donte te thoshte qe un e di se ti do me duash,, Gjimnazin e fillova ne qytet dhe Atij gjerat iu bene me te lehta per tme takuar,vinte shpesh e me takonte gjate rruges per tek autobuzi e fliste e fliste per ndjenjat e tij,,me thoshte se sa me donte,betohej ne Zot se me donte per seriozisht,se po ti thoja un nje po ai ishte i gatshem te vinte tme kerkonte doren tek babai...Per serizisht?te fejohesha?14 vjece?as qe e mendoja,sa kisha filluar gjimnazin dhe kisha nje rruge te gjate perpara,as duhej ta mendoja. Nje dite me mori nga dora sa dola nga shkolla dhe me uli ne nje kafene,edhe pse une vetem sa nuk ulerisja qe tme leshonte,se duhej te ikja,se do me ikte autobuzi,se do behej nami po tme shikonte njeri me te....Ok me tha ik ne shpi dhe mbasdite do dalesh tme takosh se perndryshe do te vi tek shpija...doja te shpetoja nga 'kthetrat'etij dhe pranova...Dola nga shpia dhe pa asnje mjet komunikimi ishte fare e thjesht te takoheshim,sepse ai ishte aty gjithmone,tek cepi rruges....mora per nga ajo pjese e fshatit qe skishte shume shtepi dhe dridhesha e tera se nuk e besoja as vete ate qe po beja,Sa kaluam shtepit e fundit ai shpejtoi hapat dhe me arriti.O Zot zemra po me dilte nga kraharori nga gjith ato ndjenja te pershtjelluara bashke.'Une neser do iki ne Itali " - me tha,"por nqs ti me thua qe me do e do te jesh me mua un nuk iki.Te dua me shpirte e pres te me thuash qe te rri,une qe sot do marr babain e do vi te shpia jote'....jo as qe behej fjale,pas gjith sakrificash qe kishte bere familja per tme cuar ne shkolle un te fejohesha qe ne vit te pare,joo as qe e mendoja si mundesi,pastaj dija gje une ne e doja apo jo?! ....jo i thash joo dhe ai qe me lutej,me bertiste me akuzonte qe un tallesha me ndjenjat e ti,,nje lot i rreshkiti nga cepi i syrit dhe un e pash edhe pse ai e fshiu ne sekond...me percafoi fort dhe per asnje moment te vetem nuk tentoi te me puthte..ika u largova me te shpejt sa ia bera te ditur se nuk kishte asnje mundsi..kur ktheva per nje moment koken mbrapa ai ishte aty ne mes te rruges,aty ku e lash....Ai iku me te vertete dhe un ndjeja qe me merrte malli per te,sa here dilja nga shkolla e kerkoja me sy por kot..kaloi nje vit pa folur fare dhe un mund te them qe e kisha harruar,ndihesha dhe pak e 'lehtesuar' qe kishte ikur...fillova te shoqerohesha me nje djale si cdo vajze e moshesh sime por gjerat nuk shkuan aq mire ai filloi te me bente presion qe te kryenim marrdhenie,,pa diskutim qe nuk doja,as qe e kisha menduar,une vertet dilja me te por ama gjera te moshes jo letra,jo ledhatime jo nconje puthje kshu shkarazi,c'ishte kjo qe me kerkonte?! Ai me bente presion,me kercenonte dhe....e mori ate qe deshi pa deshiren,pa vullnetin tim.E ndjdja veten te ndyre,te peshtirosur dhe mu kujtua Ai qe skishte tentuar as te me puthte,Ai qe me donte dhe lutej qe un ti thoja vetem nje po....o Zot bota mu shemb para kembeve,nuk dija me ke te flisja?!Cte thoja qe me perdhunuan?Po une pse kisha dal me te?!Vet e kisha fajin...dhe keshtu qe heshta dhe u mbylla ne vetvete,tentova te vrisja edhe veten por tjeter kush e ka shkruajtur fatin tone. Ne vitin e tret ne lokalin e familjes te ulur me shpin ne tavolinen e fundit un pash Ate dhe zemra filloj te me rrihte fort,.ai u kthye dhe me pa dhe u duk qe ne momentin e pare nuk me njohu,e si te me njihte kur me la femij e me gjeti grua.U largova per ne shpi dhe mendja me ngeli atje tek,,pa arritur ne shpi ai kishte marr motorrin dhe me arriti..O Zot sa me kishte marr malli,u pershendetem dhe shkembyem nr e telefonit,,nuk me mori faregjith pasditen,ne dark me mori e me tha :Shok sonte dua te te takoj,cofte per nje moment,cofte tek porta e shpis tende dua te te takoj."...edhe une doja por si te dilja nga shpia,,ok ok kur njeriu do ben te pamunduren,dola ne oren 23:00 a pak me vone ne oborr te shpis kur te gjith kishin fjetur,ishte muaji janar,ftohte shume ftohte,kishte filluar te binte debore....ai u shfaq aty mu perpara shtepis nuk tha asnje fjale me percafoi foort dhe me dha puthjen me te embel te jetes sime,,,puthjen e pare te dashuris sone,u ulem ne mes te kopeshtit dhe bisedonim,un kisha shuume ftohte se kisha dal me rrobat e gjumit e Ai me dha Xhiboksin e tij....Me tha qe ndihej njeriu me i lumtur ne bote dhe ishte nata me e bukur qe kishte kaluar ndonjehere,ndiheshsa magjike prane tij por si tja thoja qe un nuk isha me e duhura per te,,nuk e prisha magjin e asaj nate...ditet kaluan dhe ai bente lloj lloj cmendurirash per tme takuar mua,e dhunuesi im kishte hapur fjale qe un kisha qen dashnorja e tij,tipike e meshkujve injorante.Normal qe fjalet i kishin vajtur ne vesh dhe Atij dhe aty filloi lufta mes nesh,nuk kisha si ta mohoja,,,cti thoja?do dukexhin justifikime,dhe gjeja qe kam urryer gjithmon ka qene viktimizimi....u ndam e u pajtuam me qindra here ndersa nje nate me kerkoi ta takoja,dola zbathur nga shpia e ai me priste me nje makin ishte me dajen e tij,ishte shume i nevrikosur dhe i kerkoi dajes te na linte te shtepija e Tij,edhe pse daja u mundua ta bente te arsyetonte ishte e pamundur,,u ngjitem ne kat te dyte ku ishte dhoma e tij e me tha qe atje ishte vendi im,qe aty do rrija me te se me donte dhe nuk jetonte dot pa mua,ne ate dhome ate nate iu fala Atij dhe ishte nata me magjike ne jeten time,ai mu lut qe te qendroja se ne mengjes do vente bashke me babain tek familja ime e do ju thonin qe une tashme isha nusja e Tij,por joo un smund te pranoja,familja ime skishte pse te vihej ne nje situat te tille,pastaj as une nuk doja qe gjerat te beheshin keshtu,do i benim sic duhej,,,iu luta,pergjerova mos te ma shkatrronte jeten,un tashme isha maturante do filloja universitetin,ne duheshim dhe mund ti kalonim te gjitha,,koha nuk do na largonte nga njeri-tjetri dhe ai mu bind pranoj te me conte ne shpi dhe lutej qe te shpis time te ishin zgjuar dhe ta kishin kuptuar mungesen time e ateher un skisha me cte thoja,,asgje e tille skishte ndodhur.Gjerat filluan normal mes nesh(aq sa mund te quhej normal,vriteshim e pajtoheshim 1000here se te dy gabonim shume) dhe erdhi momenti ta merrnin vesh familja ime,ne fillim ai i tregoi motres sime ngaqe kishte kofidenca me te,ajo u be bish,jo me thoshte Ai eshte rrugaq,merret me te 99tat(si mentaliteti ne fshat per djemt capken e te hedhur),Atij i tha qe isha akoma e vogel,duhej te filloja universitetin e po u fejoja ti thoja lamtumiren,mamaja u be dhe me keq me tha qe kisha hedhur poshte gjith mundin e sakrificat e tyre qe un te shkollohesha,qe nuk kisha ngelur pa burr kur te merrja shkollen do merrja ke burf te doja...pastaj na nxoren sikur ishim kusherinje(aspak e vertet ). ...Nuk kisha fuqi te luftoja kunder familjes,te braktisja shkollimin,,,nuk pata forc te luftoja per Te,e Ai me lutej te ikja me te,por ku?ku te mbyteshim?skishte te ardhura,as pune.....e u ndam,ksaj here perfundimisht,...Shkollen e hodha ne nje qytet te larget dhe deshira mu plotsua dhe nuk folem me,u harruam....u mesova te jetoj pa te,njoha nje djale aq te mire sa dalngadal fillova ta dua,ndoshta jo sic kisha dashur Ate por ama e doja e me donte shume,koha kalonte dhe vetvetiu erdhi momenti qe u fejuam e pastaj u martuam,edhe ksaj here familja ime donte te behej penges por tashme nuk isha me e vogel e vendimet per jeten time i mora vet.Jam e lumtur po nuk mund te them qe Ate nuk e kerkoj me sy mes qindra kalimtarve,,jam e lumtur por ama me nje adres anonime her pas here pergjoja profilin e tij,saqe nje dite i kisha ber nje like pa dashje....kur shoh qe mkishte bere ftes ,e pranoj dhe filloi tme pyeste se kush isha,se kisha ne plan ti tregoja dhe pak per ta pare ne me donte apo mendonte ndonjeher per mua i thash nqs e gjen me te paren un do ta aprovoja.....ai shkruajti emrin tim,filluam te flisnim dhe me tregonte se sa shume me donte,se sa kishte vuajtur kur me kishte par me tjeter.Se mohoj qe fluturat ne stomak i ndjeva si heren e pare qe ma kishte shprehur dashurine ketu e 9 vjet perpara,,,me tha se nuk donte te me linte me tjeter,ishte i gatshem akoma tbente cdo gje qe te ishte me mua,me propozoi te ikja me te dhe te mos e linim kte Dashuri te vdiste.
Letra 14
Pershendetje Anabel!! Nuk kam shkruar kurre nje leter te tille (mesa duket gjithmone ka nje here te pare), prandaj dhe do isha shum i lumtur po ta postoje. Eshte pak e gjate por eshte lexim i kendshem. Jam nje djale dhe do preferoja mos ta tregoja moshen, nuk ka ndonje rendesi te madhe fundja. Gabimi im? Filloi para 2 vitesh perafersisht kur njoha nje vajze te moshes time. Pas disa takimesh u lidhem dhe me kalimin e kohes vura re qe po bija marrezisht ne dashuri me te, pavaresisht tipit te saj te veshtire. Ja kalonim kaq mir dhe ishim kaq te lumtur (mund te them me siguri q isha une, por mendoj se dhe ajo), mundohesha ti plotesoja cdo deshir dhe ta beja tu ndjente femren me me fat ne planet , dhe kjo ishte kenaqesi e imja. Une e urrej tradhtine por nje dite i shkruajta nje vajze tjeter ne facebook dicka qe nuk duhet te kisha shkruar dhe jam plotesisht i penduar per kete pasi un doja te dashuren time dhe nuk me shkonte mendja x asnje tjeter. Ate vajzen tjeter nuk e kisha takuar asnjeher dhe as nuk kisha ne plan ta beja, por ja qe ashtu me tha truri ne ate moment dhe gabova. E di qe shume njerez do komentojne negativisht ne lidhje me kete por sinqerisht, se kam tradhtuar kurre dhe ajo ishte thjesht nje fjali, nuk ishte as aq e rend sa mund te mendoni po njs. Kaluan shum muaj nga ky incident dhe 2 jave perpara se e dashura ime tu niste jasht shtetit per studime gjeti facebook-un hap te celi im dhe lexoi kete mesazh. U merzit shume dhe me tha te zhdukesha nga jeta saj, por ai q u merzit me shume isha une sepse ishte faji im qe ajo po qante me denese perpara syve te mi dhe nuk doja kurrsesi te isha shkaku qe ajo te ishte ne ate gjendje. U ndame dhe ajo me tha shume gjera qe akoma sot e ksaj dite me dhembin shume. Vazhdova ti flisja, vazhdova tu mundoja dhe te luftoja per ate q kishim por ajo nuk donte tia dinte, madje vazhdova dhe kur ajo u nis. Nje dite vendosa tu nisja per te ajo q ta takoja me shpresen se po te ishim dhe njehere balle per balle do ndryshonte dicka. Kalova shume peripeci rruges po nuk me ndaluan sepse isha i lumtur qe do ta shikoja. Shkova atje ku jetonte surpriz dhe mu soll sikur te isha nji komshi q shikonte njeher ne 2 dite dhe i fliste te ashensori. Un jetoj me parimin qe kur te pelqen dicka duhet ta besh, dhe un doja te ikja ta takoja, pavaresisht se te gjithe me thonin q isha i cmendur dhe qe nuk ia vlente. Epo per mua ajo ia vlente, dhe do e beja dhe nje milion here te tjera per te sikur mos te kishte qitur ate helmin qe qiti kur isha atje. Kjo me beri te ve ne pikpytje gjithe lidhjen tone dhe nuk e di me se cfare te mendoj tani. Tani u bem 3 muaj qe jemi ndar por prape nuk e heq dot nga mendja sado qe duhet ta urrej. Gabimi nuk ishte tek mesazhi meqe ra llafi! Gabimi ishte qe besova aq shume te ajo qe kishim saqe u nisa ne anen tjeter te Evropes per ta takuar dhe u bera lolo. Falimnderit!
Letra 15
Gabimi me I madh qe kam bere ne jete : Te bezdisurit ! Une u bera aq posesive dhe e fiksuar pas tij saqe I shkruaja budalliqe,e bezdisja, e merzisja , e caroja , doja vemendjen e tih me cdo kusht ndonese kishte kohe qe e kisha pare t ftohej ! Eshte normale ne ishim vec shok instagrami ,, e pastaj u bem shok ne fund dolem kushurinj ! Ajo qe un ngaterrova ishte se Ai ishte ai dhe jo ish I dashuri im I vdekur prej vitesh , ai nuk do te ma ngjallte ate, as jeten e tij! Ai per mua ishte thjesht bje deja vu e momentit qe tronditi egzistencen dhe qe mendoja se e doja por jo ! Nuk e dashuroj kete e kuptova pasi I thash atij se e Dua dhe ai me tha :nuk dua t flas me me ty "pas 10 ditesh e kuptova se nuk e dua ishte thjesht fiksimi per dike qe e kam humbur kuptova se e kam xhan ate djal ne karrige me rrota , e dua si vellain tim ,ate yll qe jeta e denoi keshtu .... dhe e humba edhe si shok eshe si kushuri si gjithcka....
Letra 16
Pershendetje Anabel,ne lidhje me temen dua te tregoj edhe une ate qe e konsideroj gabimin me te madh te jetes sime dhe do te ndihesha shume mire nese e poston duke qene se ka lidhje me nje leter te postuar disa dite me pare. Gabimi im me i madh ka lidhje me nje djale,kam pershtypjen se nje pjese te mire te gocave qe u fillon emri me Xh u kujtohet ai djali qe kishte shkruar letren per Xh-ne. Epo Xh-ja jam une dhe gabimi me i madh imi lidhet pikerisht me ate djale aq perfekt. Per nje kohe relativisht te gjate(duke marre parasysh si lidhen e ndahen njerezit sot) per 4-5 muaj une e refuzova ne menyre kategorike. Ai eshte tipi i djalit qe nuk te fton per kafe qe te te prezantohet por mua m'u prezantua ne 5 minuta vetem per te me dhene nje liber qe duhej ta lexoja dhe ne njefare menyre te kuptoja tipin e tij. Ai eshte njeriu qe rrezikon gjene me te rendesishme qe kane njerezit sot;reputacionin,fasaden,dukjen qe krijohet tek te tjeret per te te hapur zemren pavaresisht se nje pjese e mire e femrave kete gje e marrin per dobesi,eshte tipi qe te vjen poshte pallatit ne 2 te nates per te te sjelle nje trendafil... Per te mos e zgjatur shume,gabimi im me i madh ka qene qe per aq kohe,sa here ndjeja se ndjeja per te,ngrija nje mur te larte me idene se nuk do e kalonte dot dhe ne fund do te mund te thoja 'Nuk bente,nuk ja vlente!',megjithate cdo pengese qe i vihej perpara ai e shembte dhe pas cdo peripecie qe i krijoja atij dhe vetes une dashurohesha me shume me te. Dashurohesha kur perpiqej te eklipsonte djemte e tjere jo duke i share me fjale por duke vene ne dukje se ishte me i mire,se askush nuk do me donte e trajtonte si ai e se asnje tjeter nuk me meritonte sa ai...te gjitha keto jo me fjale por me nje durim te jashtezakonshem qe e admiroj tek ai njeri. Ne fund i'u dorezova ndjenjave qe perpiqesha t'i mbysja dhe i dhashe shansin vetes ne mos per te qene e lumtur,per te mos mbetur me 'pishmanin' e dickaje te pajetuar. Gabimin trashanik qe bera e kuptova kur e putha per here te pare e ndjeva nje grusht ne stomak,nuk me kishte ndodhur ndonjehere me pare. Sot Xh-ja eshte vajza me e lumtur ne bote,me njeriun me perfekt ne krah dhe plotesisht e bindur mbi ndjenjen qe ekziston mes te dyve. Mund te them qe per here te pare mund te investoj gjithe energjite e mia ne nje lidhje pa patur as pikepyetjen me te vogel ne po bej gjene e duhur apo jo. Gabim bera qe nuk i pranova qe ne fillim se do kishim shijuar me shume kohe por thelle-thelle nuk pendohem sepse nuk do e kisha njohur e dashur kaq shume nese do kisha bere te kunderten. Jeten para e kemi! Te dua D p.s Anonim aman,se inicialet u moren vesh dhe kush rri jep llokume kete here,se kafe u dhame njerezve kur u lidhem xp
Letra 17
Gabimi me i madh i jetes time? Qe besova 'te tjeret' se babi do ja dilte dhe neser do futesha ta takoja dhe un ne dhomat e reanimacionit. Neser? Neser e pashe. Ishte pa fryme. I ftohte akull,i dorezuar. Pse dreqin nuk e hodha me shqelm ate dere te futesha dhe une?! Ta vije dhe njehere doren mbi barkun e tij sic beja gjithmone dhe ta ndjeja se po merrte fryme. Ndoshta kishte dicka per ti thene te vogles se tij. Ndoshta... ndoshta ky ishte gabimi im,me i madhi. Rrija ne pllakat e ftohta te korridoreve, e strukur dhe besova ne mrekulli. Anabel ,postoje te lutem.
Letra 18
Gabimi me i madh i jetes time Eh moj Anabel...une i ziu prita gjithe keto vite tia thoja vajzes qe doja qe ne fakultet qe e doja ,por kur u kujtova une ishte vone,mire qe ishte me dike tjeter po i erdhi dhe cudi kur i thashe qe e kisha dashur qe ne fakultet,me pa nje here e shtremberoi turinjte a thua se kishte perpara nje majmun.Po une kam nje problem tjeter ,mire qe me eshte bere fiksim po sdi si ta bej per vete e te bej tma paguaj te gjithe perbuzjen.mos me ler anonim gjysma e tiranes e di hallin tim
Letra 19
Pershendetje Anabel Mora dhe une iniciativen per te shkruar letren time historia ime nisi ne moshen 15 vjecare kur krijova lidhjen e pare me nje djale qe kishte te njejten moshe me mua ditet muaj kalonit dhe sa me shum kohe kalonte aq me shum dashuroheshim me njeri tjetrin shum nga ju mund te thon qe ishit femij dhe ajo nuk eshte dashuri por per mua eshte dashuria e jetes sime. Pas 1 vite e gjysem lidhje e marin vesht prindrit e mi dhe sigurisht qe me kerkuan qe te ndahesha por une nuk i dgjova dhe e vazhdova lidhjen isha e afte te beja gjithcka per ate sigurisht qe dhe ai me mua perderi sa u perball me prindit e mi ne ate moshe dhe i tha e dua vajzen tuaj. Mire po gjithcka ndryshoj kur e mori veshte familja e tije ajo ishte kunder lidhjes sone se une vija nga 1 shtres e mesme e shoqeris dhe ata nga nje shtres e larte dhe pse ishin me borxhe deri ne gryk. Ata filluan ti mbushnin mendjen djalit te tyre me idera nga me te ndryshmet deri sa ai pas 3 vjet lidhje hoqi dore nga un. Mire po mamja ime ma kishte thene dicka te till qe familja e tije nuk do pranoj por hiqe dore sot sa je ne kohe dhe une me mend e 1 adoleshentje nuk e dgjova dhe sot jam bere shum pishman qe e kam kundershtuar se do i kisha kursyer vetes shum lot dhimbje. Dhe doja ti thoja te gjithe te rinjve qe i dgjoni prindrit tuaj se ata e din ceshte e mira per ju, ju mund te mendoni qe ata nuk ju kuptojn por jo ata ju kuptojn me mire se kushdo. Dhe me kete leter dua ti kerkoj dhe mamas time falje qe e kam lenduar shum qe nuk e dgjova. Me fal mami je arsyeja e jetes time Te dua Anonim!
Letra 20
Pershendetje anabel... Shpesh here kam dash te shkruaj sepse e kam gjet vete, ne shum tema..por vendosa te shkruaj sot per te tera bashk..esht nje histori pjes nga e cila nuk e din askush qe ka ndodhur..Jetojm te dy ne dr..Kjo e imja esht nje lidhje 7vjecare..Eshte dashuri me shikim te pare,nga ato Ku mbas cdo sherri mjafton nje shikim,nje perqafim dhe harrohej gjithshk..Sic do lidhje tjeter ka pasur shume veshtiresi te sajat pasi kishte shum njerez kundrra..ndonjeher edhe vet ne qendruam kundra njeri tjetrit..por dashuria nuk pyt per njerzit por per zemra...ishte viti i 5 i lidhjes..e un mendoja akoma se marrdhnje do,kryeja dite, e par te marteses..Mendoja se ai me,priste mu..Ai nje djal i,pashem,,me nje pun te mir,,qe vazhdonte studimet ne,universitet privat ne Tiran..do arrinte ti bente ball tundimeve..Ja qe vajza 18vjecare i besonte derisa zbuloj se mbas shpines se saj gjerat ishin ndryshe..Ai me tha se kishte shkuar me tjera...Ma tha vet sepse nuk donte qe un ta merja vesh nga te tjeret dhe se kishte frik..Kishte frik se mos un e leja pergjithmon..Me tha ta kuptoja dhe un e kptova..Ne fund te fundit mas nje kohe te gjat depati e kuptova qe ajo ishte nevoj mashkullore dhe duhet ta kuptoja..ose te pakte keshtu e justifikova faktin qe e fala..Me tha qe nuk kishte pas lidhje ne asnje femer thjesht marrdhenje tek tuk dhe kaq..Nuk e di a bera mir qe e fala sepse frika e te qenurit perseri e tradhtuar me ndjek akoma nga pas..ndenjem dhe rreth disa koh pa pasur marrdhenje..Derisa kuptova qe ai kishte te drejt..Lidhja jon kishte nevon per nje hap te ri qe duhej hedhur ndryshe nuk vazhdohej..Keshtu ndodhi.. kaloj nje vit..Cdo gje shkoj per mrekulli derisa nje dite...sdo e harroj kurre atedite me mori ne tel dhe me tha do iki ne tirane te bej analizat ..E kuptova qe dicka nuk shkonte por Po prisja momentin te ma thoshte vet ckishte ndodhur..Kur filluam nje lidhje te re ne i kishim dhene liri njeri tjetrit..Diskutonim gjithshka por nuk te ishim gati ta thonim vet pa pressione..Te nesermen ne mori ne cel..Me tha veten kaq.."Nqe don te vazhdosh me,mua ok..nqs jo nuk te mbaj me zor..Por ta dish un nuk bej dot fmi"..Mu shemb botaa per nje sek..cpo ndodh..Jo sdo e leja kurr vetem tani qe kishte aq shum nevoj..Sa ne nhe spital ne tjetrin..E pyeta qe cne qe kishte ber analizat..me tha qe kishte tentuar te me,linte shtatzane..E tmerrshme per te dyten here ai kishte perdorur besimin Tim..Kishte mar nje vendim te till pa me,pyetur mua..Epo nuk ishte momenti per te mbajtur moral Por kjo gje me lendoj..Ai nuk mund te kurohej pasi te gjitha ilacet ishin nxitese qe do te thot se nqs doje te ngeleshe shtatzan duhet ti pije..Un se doja dicka te till..sapo kisha hyr ne universitet..Nje lidhje qe familja se dinte..Pa pasur asgje ne terezi te Beja nje fmi..Ai kishte shum frik sepse xhaxhai i tij nuk ben femij dhe mos,e,kishte dhe ai te trasheguar si senundje...Ai u mbyll ne vetvete..po mundohej te me largote nga vetja ne nje menyr apo tjetr,..Pas shum peripecish nuk do ta besoni kur tjua them..Gjetem sherim..Nje mjek e keshilloj te mos pinte alkol per 3muaj dhe kur beri analizat pa qe nga testi %per te ber femij ishte rritur..Mesa duket ia hollem edhe kesaj here,,cdo gje Po shkonte per mrekulli..ishte viti i fundit universitetit..data 14shkurt..Atij i kishim dal letrat te shkonte jasht,,Ishte cdo gje ok..Ai do bente masterin atje pastaj mund te shkoja dhe un..mbase do kthehej..Si te Na vinin punet..Ishte koh provimesh..zbulova qe isha shtatzane..Ne fillim se besoj...Me tha me ke tradhtuar ska munci..pastaj e kuptoj qe Po thoshte budalllik..Donte qe ta mbani ..Dhe mbas gjith atyre peripecive nuk kishte faj..po si do ta mbanin..ai pun ditesh nisej,un isha vetem..Sdoja te hiqte d'or nga shkolla..e as un nga shkolla,ime..e binda qe ta hiqnim..Shpirti im e din sa ka vujt ato dit..Stresi provimeve nga njera ane, ato dit gjyshi mbushi nje vit qe ishte ndar nga jeta duhet ti qendroja shtepis ne,kemb..Ai u ftof shum..m pyste si isha Po sdonte tja dinte me per mu..Po sikur te nisej pa,me takuar..Ilacet e abordit i kisha pire dhe dhimbjet ishin te medha e un nuk ankohesha fare..As nuk kisha koh te shtrihesha..Cdo nate i lutem zotit te me fal..Akoma me,dhemb shpirti per ate fmi..Me mbushen syt me,lot kur shikon ndonje beb..Mbasi maroj e gjith kjo lebeti ai me,kerkoj te takoheshim dhe nje her para se te ikte..aq njaftoj qe ta kuptonim qe kishim vuajtur shun qe te dy..Falem cdo,gje ..Ai ma,fali faktin qe diten e te dashuruarve un vrava femin ton..Ate qe luftuam aq shum per ta pas..E mendon shpesh si do ishte sot..Por i,Kemi premtu njeri-tjetrit qe do bej shun,beba te tjere..dhe ai si nje,engjell,do Na,shikoj nga l'art.Ne sdo ta harrojn kurr ate.,Perkundrazi do festojm gjithmon sikur te jete me ne..Ai vazhdon studimet atje..un Po mundohem,qe te rregulloj letrat dhe do iki ,atje..U be kohe qe ai ik gati 7muj..vjen ndnjeher te me takoj..duhemi dhe Planet i bejm per nje te ardhme bashk.. un e di qe ai atje shkon perseri me,femra tek tuk..Mundohet te mos ma thot kur..por e pranon, si fakt..dhe un e justifikoj si nevoj mashkullore..Dhe ai me,thot gjithmon se aroma e lekures time esht unike..dhe se bebi i tij duhet ti ngjan patjeter muve...Per mua kjo eshte dashuri..ajo qe mbyll syt e mendjes perpara zemres.. Me falni per gabinet drejshkrimore ,por un e riperjetova kete histori bashke me ju...
Letra 21
Pershendetje Anabel ! Une jam mekatarja me e madhe e te gjitha koherave , jam FEMRA dhe veshtire te vecoj gabimin fatal . Ndoshta vet une jam nje gabim fatal. Une sjell jete por syte e te gjitheve me shohin me percmim sapo mberrij ne kete bote te ndyre maskiliste. Jam e tepert ndonese te gjithe cka jane duke marre fryme , i mbajta ne bark plot 9 muaj ! Por jo , ska rendesi , gabimi im fatal eshte qe linda. Nje gabim tjeter ? Mendimi , deshira...jo keto une smund t'i kem. Ato jane te mashkullit. Si guxoj te kundershtoj ?! Babai , vellai , burri ata jane mbi mua. Une nuk mendoj. Jo sepse nuk dua , por sepse eshte gabim. C'peshe ka fjala ime para 1 mashkulli ? Dhe jo , gabimet nuk mbarojne. O Zot , c'mekatare jam ! Fal dashuri , besoj me gjithe shpirt por ne fund jam k*rve . Sepse desha , sepse besova. E mashkulli eshte macoja , Don Zhuani qe te gjithe duartrokasin. E une mbetem nje njolle e zeze e familjes , shoqerise... Ahh, si nuk zura mend 1 here te vetme ! Une , po po , une guxova te kundershtoj ate dore te rende qe me nxiu trupin e mpire nga dhimbjet , guxova si e marre t'i them mjaft me forcen e fundit te shpirtit atij palo mashkulli qe me fundosi trupin e shpirtin duke me neperkembur si t'i teket ! Atij qe i vjen mendja verdalle per nje tjeter gabim fatal, nje tjeter femer qe shume shpejt do vije te zere vendin tim. Un gabova ! Shume rende. Nuk u poshterova mjaftueshem , nuk mu bene mjaftueshem vraga ne trup , nuk u shava aq sa duhet ! Por a ka gabim me te madhe se ky ? A mund te gaboje nje femer me shume sesa kur e sfilitur ne nje qoshe kerkon doren e dikujtqe te ngreje te pakten ne gjunje ? SI guxon ti o gabim fatal i kesaj bote , si guxon ti si-motra ime te kerkosh ndihme ?? Ti mban gjithe barren e botes ne kurriz , kaq ben ti! Te bie bretku ne pune e ne shtepi , femijet jane pergjegjesi e jotja , ti o femer qe luftove krahe per krahe me burrin , por ne shtepi spate me teper vlere se 1 qilim. Ti o femer , pjelle e nje gabimi qe hape syte , ctu desh qe erdhe ne kete bote ? Ti , ti qe moralin e ke ne nje cipe himeni , ti qe cdo gje e ben te gabuar , ti qe smeriton asnje sekonde me shume jete. Ty te linden e te priten me brohorima kundershtimi , te rriten nen hijen e mashkullit , te bene te ndihesh inferiore , te plackiten cdo rreze te zemres , te cuan ne ekstreme dhimbjesh fizike , te ngarkuan si kafshe e te rrahen sa deshen , vet bashke vuajteset e tua te denuan sepse ashu si ti , dhe ato jane rritur me kultin e mashkullit. Te vrane per se gjalli moj femer e te qajne pa turp kur iken nga kjo bote! S'mundem me , une jam femer , jam gabim.
Letra 22
Pershendetje anabel, nuk kuptoj tere keto vajza dhe djem qe e quajne gabim lidhjen me ish-in/en...nuk ke pse e quan gabim nje gje qe ke dashur,qe (mbase) te ka dashur,qe te ka bere tè kaloje momente te bukura, qe i ke falur ditet/oret e tua,i ke falur veten tende... Per deri sa (per profesoret e gramatikes ju kerkoj ndjese nese e kam shkruar gabim ,jetoj jashte dhe nuk shkruaj shqip 24 ore ne dit) ai njeri ju ka bere tè ndiheni te lumtur nuk eshte gabim, ngelet gjithmone eksperience. Eksperience qe ndoshta do ju beje me te fort,me te ftoht, do ju beje mos te kini me besim tek gjinia tjeter por prap dicka ju ka lene. Ok nuk eshte e lehte,duhet kohe per te metabolizuar fundin e nje lidhje, fundja jemi mbi 7 miliard njerez dhe do njihni njeriun e duhur! Pastaj nuk jemi ne kohen e babaqemos qe me ate qe lidhesh duhet te martohesh, nuk merret njeriu si thes patate... Anonim.
Letra 23
Gabimi me i madh i jetes time ! Para 1 viti e ca u lidha me nje djale flisnim me sms gjate gjithe kohes takoheshim ne fundjave kur kishim mundesi. E doja e mendoja se me donte por sishte keshtu . Kur behem 1 vit lidhje gjerat u ftohen e ai fliste me te tjera sa me tha qe un ta harroja e ai te vazhdonte me tjetren , nejse pranova kete gje. E mbas nje kohe ai me dergon sms qe tee takoj ku nderkohe ai vazhdonte me te tjera , me thane qe eshte fejuar e pyes e pergjigjia tij ishte qe seshte e vertet, gabimi im me i madh eshte qe e dua shume e smund ta harroj sa here qe ai me shkruan un jam e gatshme te le gjuthcka per te vajtur tek ai e gabimi im eshte qe jam betuar per dike qe mos e takoj kete djale por spo arri ta mbaj betimin qe kam bere. Ju lutem anonim publikoheni , naten
Letra 24
Pershendetje Anabel! Jam nje ndjekese e rregullt e faqes tuaj,por vetem tani vendosa tiu shkruaj. Nuk e di nqs perkufizohet si gabim fatal momenti kur bie ne dashuri. Te tjeret thone qe eshte gabim,nderkohe qe ty te duket gjeja me e bukur ne bote (sepse e tille eshte dashuria). Mosha ime atehere,17vjec,me krijonte idene se ai djali ishte i duhuri.Ai ishte 20vjec. Ai ishte puthja ime e pare,dritherima e pare e zemres,flutura e pare ne stomak. Ishte ai qe nuk harronte asnje dite te me thonte mirmengjes apo naten e mire,te shfrytezonte cdo sekonde per te me thene sa me donte dhe sesi nuk imagjinonte dot veten pa mua ne krah. Kete pjese te lidhjes do ta ruaj gjithmone ne zemren time si dicka te cmuar e te bukur,si momente kur shprehja: Je qendra e universit ,merrte vertet kuptim. Them keshtu,sepse jo cdo gje e paster dhe e sinqerte eshte e destinuar te kete 1 fund te lumtur. Pas 2vjetesh e gjysem,ne kishim kaluar pengesen qe vinte nga familja ime,sipas tyre ai ishte 'gabimi fatal' per mua.E justifikonin kete nga mosha jone,nga shkolla 'jo dhe aq e mire' e tij e vogelsira si keto.Nga dashuria qe ndjenim,e ca nga kokefortesia ime,si dhe vendosmeria e tij,menduam ti tregonim qe ne ishim te duhurit per njeri tjetrin. Dhe ia dolem deri diku. Them deri diku,sepse per arsye qe as vete kur i mendoj,nuk di si ti shpjegoj,gjithcka mes nesh u ftoh. Skishte me telefonata apo takime te sterzgjatura.Fjala' te dua',qe deri ne ate kohe perseritej pa pushim,tani rralle thuhej. Kjo lloj situate kaq e ndere zgjati 2-3jave dhe kur une vendosa ta diskutonim hapur se cfare kishte ndryshuar mes nesh,ai me tha vetem: Shume shpejt do fejohem,kam kuptuar qe sjam i duhuri per ty. Nuk dua ti shtoj nota tragjizmi ketij momenti,vetem mund te them qe lutesha te isha ne enderr dhe fjalia qe degjova te mos ishte e vertete. Por,ja qe ishte. Dhe une si kryenece u largova,as nuk me shkoi ndermend ti jepja nje mundesi te dyte,as te degjoja pse-ne mes loteve. Zemra ime ishte aq e mbytur ne lot sa nuk qava dot. Mu desh kohe te mesohesha pa pranine e tij ne cdo cast,pa gjestet e thjeshta qe me zbukuronin ditet. Ai kishte ikur. Si per ironi, u fejua me 1vajze qe sa here qellonim ta shihnim rruges,e pershendesnim sepse njiheshim familjarisht. E gjate gjithe kohes,kurre nuk i cova nje sms,apo ti beja nje telefonate.Tashme kishte marre pergjegjsine e familjes mbi vete. Kurrsesi s'mendoja te nderhyja.. Dhe isha teper e lenduar. Kisha vendosur ta kaloja e vetme,ta ktheja dhimbjen ne barriere te akullt per kedo tjeter qe mund te tentonte te afrohej. Riformulova dhe 1here prioritetet qe i vija vetes. Prej vullnetit te hekurt e zellit ne mesime, fitova universitetin qe doja ne Tirane,ai vazhdonte ne qytetin ku ishim. Koha sheron cdo plage. Keshtu beri dhe me mua,vetem se hijet e dyshimit qe me kane mbetur,ato pse-te qe me torturojne akoma,me kane lene shenja te thella,ne shpirt. Por un jam natyre e cilter dhe optimiste. Besoj se 1dite do jem ne gjendje te dalloj se kush eshte vertete i duhuri per mua. Nuk ka justifikim per 1njeri qe pretendon se te do. Jo vetem qe nuk fejohet,por nuk te le kurre. Mban premtimet,tregohet burre. 'Gabimit tim,jo dhe aq fatal' ,i them vetem faleminderit. Faleminderit qe me bere te provoj dashurine. Faleminderit qe me deshe megjithe qenien tende,per aq kohe sa me deshe. Faleminderit qe ishe arsyeja qe zgjohesha cdo mengjes,qe jetoja,qe me rrezove deri ne piken ku mendova se sdo mbaja me e qe perseri pata forcen te ngrihesha..Zemra qe rrihte dikur megjithe forcen e saj,eshte ne gjendje ta beje perseri..por jo me ty. Tani e tutje do rrahe per 1njeri qe do e kuptoje ne kohe nqs eshte apo jo i duhuri per mua,qe sdo me ofroje boten ne 1moment,dhe ne tjetrin te ma shembi mbi krye. Faleminderit ti,qe nuk ishe as 'gabim',as 'fatal'. Me bere kjo qe jam sot. Faleminderit nqs e publikon Anabel,ndoshta kjo histori i kujton njerezit te ruajne si gjene me te shtrenjte dashurine per njeriun e zemres. Mos u ktheni ne gabim fatal per dike qe eshte gati te pushtoje boten me 1dore,nqs doren tjeter ia mbani ju Anonim te lutem
Letra 25
Mirmbrema anabel! Kam rreth nje ore qe po mundohem te shkruaj historine time, por dhimbja dhe lotet spo linin... Ajo qe sot eshte brenga ime me e madhe, duhet te ishte lumturia ime, vet jeta ime... Gjithcka e merr fillin nga nje histori dashurie. E para dashuri per mua. E doja dhe besoja se me donte, deri ne momentin kur i tregova se isha shtatzane... Cdo premtim, cdo fjal e bukur, cdo gje e jetuar per rreth nje vit, u venit, u asgjesua qe ne ate cast nga fjalet e tij "bej cte duash, por pa mua"... Ai jetonte ne nje qytet tjeter. Ishim bashke ne shkolle maturante, para 6 vitesh. Ai u largua, me la vetem. Un ne gjendjen qe isha, e friksuar, e zhgenjyer, e braktisur etj etj vendosa te abortoj. Askush nuk e mori vesh, vetem motra ime. Tani jam 25 vjece dhe jam e fejuar. Mgjs perpiqem te bej nje jete te lumtur, e vuaj veprimin qe bera, eshte brenga ime me e madhe. Do doja ta kisha tani femijen tim! Te me falni nese nuk kam shkruar qarte, por emocionet bejne te veten.