Lori Hoxha festoi ditëlindjen e 25-të pak ditë më parë në një prej retoranteve më të mira të sushit në Londër, Sumosan Twiga. Veshi një set maksimalist që ngjan si Versace, kombinuar me çantë brezi Yves Saint Laurent. Pasi postoi veshjet, i tregoi Instagramit disa nga dhuratat.
Ç’i dhuron dikujt që ka gjithçka? Këtë pyetje kishte dhe një prej shoqeve të saj, kështu që i dhuroi pak nga të gjitha. “Gëzuar ditëlindjen Lor. Ishte shumë e vështirë të gjeja një dhuratë për ty sepse ke gjithçka. Shpresoj që pulovra të të mbajë ngrohtë, që vathët të të rrinë mirë dhe mendoj se do të të duhet varësja e çelësave për shtëpinë tënde të re,” shkruhet në kartolinë.
Ndoshta shtëpia e re është dhuratë, nga familja ose nga Lori për Lorin. Një moment sa të shënoj diçka në ditar. “Synim për t’u arritur para ditëlindjes së 25-të: një shtëpi.”
Një tjetër mikeshë i dhuroi Lorit një filxhan që shkruan: “E përulur, me një fije Kanye”. Një mënyrë për të thënë që ia njoh potencialin vetes, ia njoh aftësitë, por qëndroj modeste. Nëse doni të dini më shumë rreth kësaj, lexoni artikullin tonë mbi ndryshimin e Lorit ndër vite.