Tani që Ajka erdhi në jetë, Besi hera- herës ndan me publikun detaje nga jeta e re si prind, por edhe nga periudha e pritjes së ëmbël të Xhensilës. Sot, në BE. Coffee aktori i humorit, teksa fliste për jetën e një burri kur ka gruan shtatzënë, zbuloi se 3 muajt e parë të shtatzënisë, kanë qenë të tmerrshme për të.
“3 muaj rresht në shtëpinë tonë nuk gatuhej fare. Kishim probleme me erërat. Aromat e shqetësonit Xhensilën.”- tha Besi dhe nga ç’tregoi, kuptuam se muajt e parë ishin sfidë më vete.
“Haja vetëm bukë të thekur me djath. Kisha një javë pa ngrënë dhe kur pas 1 jave thash do ha, dëgjoj një zë: A ke shpirt? Çfarë bën!”- vazhdoi ai.
Përveç problemit madhor me ushqimet, Besi tha gjithashtu se e qara ishte çështje më vete.
“Qante në çdo eko, me lajmet, madje edhe me Reiz Çiçon”- shtoi Besi me shaka, teksa pohoi se pas lindjes gjërat nuk ndryshojnë edhe aq shumë.
Në fakt, një detaj të tillë na e tregoi pak orë më parë përmes një komenti në foton e saj të Instagram-it.