Showbiz dhe TV

Një ditë para se të lindej Kajan, Ajola dhe Erioni po shihnin ëndërrueshëm në sytë e njëri-tjetrit

21 Tetor 2018

Një ditë para se të lindej Kajan, Ajola dhe Erioni po shihnin

Ajola Xoxa publikoi një tjetër foto nga ditët e shtatzënisë, akoma më të ëmbël se e para.

Nëse nuk e dini që Kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë bërë prindër të një djali, mirëmëngjes. Kajan u lind më 6 tetor, është i shëndetshëm dhe i fortë dhe emrin e ka “tirons”.

Deri më tani kemi parë këmbët e bebushit;

Dhe këtë foto të Ajolës shtatzënë, shoqëruar me një dedikim të ndjerë.

Një ditë para se të lindej Kajan, Ajola dhe Erioni po shihnin

Mbrëmë, në Instagram, ndjekësve të Ajolës – dhe tani ju – iu bekuan sytë me këtë.

Një ditë para se të lindej Kajan, Ajola dhe Erioni po shihnin

Më 5 tetor, një ditë para se Kajan të vinte në jetë, Ajola dhe Erioni po shiheshin ëndërrueshëm në sy, me jetën e re si prindër në mendje.