Shpat Deda, flokët e tij perfekt, dhëmbë tejet të bardhë dhe sytë e tij të shkruar, janë të ftuarit e të shtunës në "Pop Culture" në Top Channel. Dje, Deda preformoi koncertin e parë të turneut “Ambël e Thartë” në Amfiteatrin e Tiranës. Sot, iu përgjigj pyetjes “Për sa lekë do të shkoje me dikë në shtrat”.
“Jam i shtrenjtë shumë,” i tha Kelvi Kadillit. Shpat Deda ka një çmim?! Shpat Deda do të flinte me dikë për para?!
“Po, kush nuk e ka një çmim,” tha ai. Fjalë më të vërteta s’janë vokalizuar ndonjëherë.
Madje, Shpati mund të këndojë dhe në dasmën tënde, nëse e do vërtet aty. Ti, partneri yt i ëndrrave dhe në sfond, gjatë kërcimit tuaj të parë, dëgjohet “Pëgjithmonë”. Sigurisht, tarifa është pak e lartë, por hey, një jetë kemi.
View this post on Instagram
Nëse e humbët koncertin e Shpatit dje në Tiranë (ne ju paralajmëruam, mos na fajësoni), bëni çmos të gjeni bileta në qytetet e tjera. Turneu "Ambël e Thartë” do të mbyllet brenda tetorit, kështu që nxitoni, nxitoni, nxitoni!