Ditën e djeshme aktori i humorit Rezar Veleshnja postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me moderatoren e njohur Ori Nebijaj.
“Ori Nebijaj kur do fejohemi ne? Ja pra kolege e dashur mjafton të tallim pak lesht dhe ja arritëm qëllimit, portalet mbajnë frymën gjallë me lajme fake si ky që bëmë ne! Edhe pse unë e kam dashurinë time dhe ti tënden veç e veç! [sic]”
Aktori është përpjekur të ironizojë lajmet e portaleve shqiptare.
Por mesa duket edhe vetë Rezartit i pëlqen të shkruhen lajme për të, ndaj nuk ka vonuar të prezantojë në Instagram të dashurën e tij.
“Ujku ujku ujku u bë nami me portalet, por në fakt kjo është ajo unë kam ndjekur kam studiuar dhe kam dashuruar tha Sandër mafishja! U bëra vetë mafishe pas kësaj! Të dua bebushja ime!”