Top List

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me njëri-tjetrin

11 Tetor 2018

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Në një botë si televizioni, ku raporti me kamerat dhe publikun është i ndryshëm sa tek njëri prezantues e sa tek tjetri, kimia mes tyre është padyshim e vështirë për t’u arritur. Megjithatë një pjesë e mirë e çifteve të moderatorëve kanë një kimi për t’u pasur zili ndaj në vijim gjeni disa prej atyre që rrezatojnë më shumë pozitivitet me njëri-tjetrin, sipas Anabel.

Shënim: Renditja është rastësore!*

Ardit Gjebrea dhe Andressa

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Që në daljen e saj të parë tek “E diela shqiptare”, Andressa fitoi menjëherë zemrën e shikuesve falë çiltërsisë dhe mungesës së komplekseve. Portretin e saj sigurisht që e plotësoi siç duhet një figurë si Arditi, i cili është ndër të rrallët që ka kimi pothuajse me gjithë bashkë-prezantuesit e tjerë.

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Një gjë të tillë vumë re edhe me Bora Zemanin këtë të diel gjatë rubrikës së “Kënga Magjike” tek “E diela shqiptare”.

Ori Nebijaj dhe Isli Islami

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Dyshja e “Wake Up” ka një kimi që vihet re çdo mëngjes përmes ekranit. Një gjë të tillë, të pranishme edhe gjatë kohës kur pjesë e “Wake Up” ishte edhe Eno Popi, Ori dhe Isli e transmetuan sërish në sezonin e ri televiziv të “Wake Up”.

Në fakt, vet natyra solare e Orit e thekson më tepër kiminë e veçantë, e cila ra në sy edhe gjatë prezantimit të emisionit veror “Pushime on Top” ku bashkë-prezantoi me Flori Gjinin.

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Jo vetëm kanë një raport të veçantë gjatë prezantimit të “Portokalli”, por dyshja na surprizoi të gjithëve kur disa sezone më parë Xhemi dhe Salsano provuan të aktronin së bashku në pjesën e “Atentateve” bashkë me Florjan Binajn.

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Bes Kallaku dhe Erion Isai

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Meqë jemi tek “Portokallia”, nuk mund të mos përmendim raportin e Bes Kallakut dhe Erion Isait, të cilët kaluan në një tjetër dimension gjatë prezantimit të festivalit “Kënga Magjike 2017”. Besi dhe Erioni, tashmë prezantues të “B.E Caffee” tek “E diela shqiptare” vërtetuan sërish se bashkë mund të bëjnë punë të mira.

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Si qershia mbi tortë, është prania e Olsi Bylykyt që edhe pse e nisi karrierën i vetëm në “Portokalli”, duket se u përshtat me lehtësi me çiftin Erion-Besi.

Marina Vjollca dhe Edi Manushi

Prezantuesit shqiptarë që kanë më shumë kimi me

Fjoralba në sezonin e kaluar të "Procesi Sportiv" bëri një punë të shkëlqyer, Nevina Shtylla këtë sezon gjithashtu, megjithatë Marina dhe Manushi do të mbahen mend gjatë, ndoshta lidhur edhe me kohëzgjatjen e prezantimit.