
Mbrëmja e djeshme (përpos dasmës së Gjikos dhe Elitës) rezervoi një show spektakolar që do të bënte bashkë emra të njohur botërorë. Qe sfilata e Vercase Spring 2019 në javën e modës në Milano ajo që vendosi në rresht të parë Nicki Minaj- n dhe Rita Ora- n.


Pranë tyre u ul modelja Rosie Huntington- Whiteley dhe sigurisht të sapomartuarit Chiara Ferragni dhe Fedez.


Ndërkohë, në pasarelë shkelën motrat Hadid, Kendall Jenner dhe Emily Ratajkowski por nuk qenë ato surpriza e mbrëmjes.


Sfilata e Donatella Versace- s mundësoi rikthimin e supermodeles së viteve ’90, Shalom Harlow.

Eventi qe në plot kuptimin e fjalës një mozaik i mirëfilltë personalitetesh dhe mbi të gjitha, ngjyrash. Nëse jeni në kërkim të harmonizimit të ngjyrave dhe të një stili të gjallë, frymëzohuni:


Kuadratet, printet e kafshëve, ngjyrat e ndezura dhe larmishmëria qenë filozofia e kësaj sfilate.