Nga hiçi, ishi i Meghan Markle martohet me trashëgimtaren e pasurisë 200 mln dollarëshe
10 Tetor 2018
Dërgojini një mesazh urimi Trevor Engelson sepse sapo u martua. Urime, urime! Kush është Trevor Engelson, thoni ju? Ish-bashkëshorti i Meghan Markle që pati kënaqësinë të ishte krah saj nga 2011-a deri në 2013-n.
Pak muaj pas dasmës mbretërore, Trevor lidhi kurorë me trashëgimtaren Tracey Kurland. Dyshja ka një vit e lidhur.
Sipas Daily Mail, ceremonia u mbajt në Hidden Hills, në Kaliforni dhe sipas një të ftuari “ishte intime dhe e vogël, krejt e kundërta e dasmës gjigande së Meghan dhe Harry-t. Nusja dhe dhëndri dukeshin shumë të dashuruar dhe të lumtur. Eventi u përshtatej më së miri.”
Për sa i përket Tracey-t, ajo është nutricioniste dhe trashëgimtare e pasurisë 200 milion dollarëshe të të atit. Gjëra të vogla.