Mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në profilin e tij në Instagram moderatori njëkohësisht kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani ka bërë publike lidhjen e tij me moderatoren Fatma Methasani.
Alfio ka posuar në Instagram një foto me Fatmën duke zbuluar kështu gjithçka.
“Po... po e po... lumturia është te gjërat e vogla”
Me këto fjalë e ka shoqëruar Alfio postimin e tij.
Menjëherë pasi kanë parë foton, ndjekësit e tij kanë shpërthyer në komente duke e uruar moderatorin për lidhjen e tij të dashurisë.
Aktualisht pas largimit nga In Tv Alfio prezanton emisionin "Bukë kripë dhe zemër" në Tv Klan së bashku me Indrit Çelën, ndërkohë që Fatma vazhdon të moderojë "Fun Day" në In Tv.