E dëgjojmë pothuajse çdo ditë që dashuria i sfidon të gjitha dhe në fakt kjo shprehje nuk është thjesht klishe. Sipas një studimi të kryer së fundmi, ka prova shkencore që vërtetojnë se pas një sherri a një zënka, disa grimca dashuri, të bëjnë të ndihesh shumë më mirë.
Ekspertë të universitetit të Pennsylvania, USA kryen një eksperiment për të zbuluar çfarë efekti ka një përqafim në temperamentin e dikujt pas një zënke plot argumenta.
Pjesëmarrësit në eksperiment që kishin përqafuar njeriun me të cilin debatuan, u shprehën se ndiheshin më pozitivë dhe më të gatshëm për të ndërvepruar me të tjerët.
Takimi fizik rrit mbështetjen, forcon intimitetin mes 2 njerëzve dhe rrit kënaqësinë e lidhjes.
Kështu që, nëse ziheni me partnerin e dini çfarë të bëni në vend që të ngryseni për ditë me radhë. Njerëzimi do t’jua dinte për nder.