Për t’i shpëtuar sadopak frymës së kudogjendur amerikane menduam t’ju propozonim një listë këngësh fqinje, këngë greke! Kështu mund të freskoni playlist- ën tuaj ndërkohë që së bashku njohim më mirë kulturat që na rrethojnë.
Ky grupim s’do të kishte kurrsesi kuptim nëse nuk do ta nismin me këngën e shumënjohur “To GUCCI Forema”. Asokohe të paktë ishin ata që e dinin se bëhej fjalë për veshjet Gucci.
Thjesht këndonim njëzëri ashtu si na vinte, sipas mënyrës sonë. Pastaj nëse një pasdite dimri, shpirti ynë melankolik kërkonte një këngë zemërthyese dashurie ne e dinim ku të drejtoheshim:
Nikos Vertis me Thelo Na Me Niosis ju thotë gjë? Nuk ka rëndësi për çfarë bëhet fjalë, rëndësi ka që kjo këngë, melodia e saj të kumbon në gjithë qenien!
An eisai ena asteri është po ashtu një tjetër këngë e dashur për ne.
“Sikur të ishe yll që të sillje dritë në jetën time.” këndon ndër të tjera Vertis.
Nostis Sfakianakis po ashtu është një tjetër artist i njohur për ne. Ardhja e tij në Pallatin e Kongreseve na entuziazmoi veçanërisht për një fakt të vetëm” “Soma Mou” do të mund të dëgjohej live.
Pantelis Pantelidis, artisti i ri që u nda tragjikisht nga jeta në 2016- ën është një tjetër emër shumë i dëgjuar për ne.
E meqë jemi këtu, mes këngësh greke, nuk mund të mos përmendim këngëtarin simpatik, Sakis Rouvas.
Po, Sakis- i i Eurovisionit të 2004- ës.
Sotis Volanis- in po ashtu na ka rastisur ta dëgjojmë kushedi sa e sa herë.
Anna Vissi- n gjithashtu!
Po edhe këngën “Aggele mou” (Ëngjëlli im) vështirë të mos e keni dëgjuar:
Po Stelios Rokkos me “Emeina Edw”?
Dhe në fund, vetëm për ju, pak magji helene: