Me Marsin në Shtëpinë tuaj të Dashurisë deri në mes të nëntorit do të jeni më popullor dhe do të keni mundësi të shumta për t'u bashkuar me miqtë. Ai do të kthehet tek forca e fuqishme e tij dhe do të jetë i dobishëm për ju, veçanërisht në çështjet e zemrës. Nëse jeni single, do të keni mundësinë të takoheni me dikë që do t’ju pëlqejë. Nëse jeni në një lidhje, mund të prisni edhe pak për të patur argëtim me partnerin. Në vijim, mund të planifikoni ndonjë pushim ose të bëni plane për t’u argëtuar me miqtë në shtëpi.
Hëra e Re në Peshore me 8 tetor do t’ju japë një shans për ditëlindjen tuaj. Plane të shumta mund të nisin të “marrin frymë”, prandaj bëni gati listën dhe nisni punoni sa më shumë.
Merrni kohë shtesë për përpunuar projektet e kaluara, përmirësoni marrëdhëniet e ngushta personale, por edhe ato të biznesit. Është një kohë reflektimi, prandaj mendoni që të shihni se cilat plane kanë funksionuar dhe cilat jo.
Nëse nuk mund të prisni deri në dhjetor për të firmosur dokumentet, mund ta bëni këtë muaj deri në datë 29. Mund të bisedoni ndërkohë me njerëz të ndryshëm dhe të mblidhni sa më shumë informacion.
Hëna e plotë më 24 tetor do të ndikojë tek financat duke ju sjellë gjëra të papritura, megjithatë planetet do të mbështesin njëri-tjetrin dhe rezultati financiar pritet të jetë pozitiv. Biznesi do të ecë mirë në saj të Neptunit; paratë do të hynë dhe dalin dhe do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar detyrimet financiare.
Një mik mund t’ju ftojë në një event shoqëror diku rreth fundit të muajit. Mund të shkoni dhe mos u shqetësoni për shpenzimet e përfshira. Brenda pak ditësh pas festës do të shihni një fluks të ardhurash. Jeni me fat!
Saturni do t’ju ndihmojë në stabilizimin e ulje-ngritjeve financiare në ditët e fundit të tetorit. Deri në fund të muajit, do të ndiheni optimistë për paratë.
Një udhëtim do të mund ta bëni rreth datave 27-30 tetor, kështu që planifikoni një shkëputje tre ditore për qejfin tuaj.
Muaji do të fillojë me një Hënë të Re në Shtëpinë tuaj të Dymbëdhjetë më 8 tetor duke siguruar që ju të dëgjoni një sekret që do të dalë në sipërfaqe gjatë kësaj kohe. Mund të zgjidhet një mister që ju ka bërë të dyshoni prej kohësh.
Jini të kujdesshëm të mos jeni impulsiv në 10 tetor. Marsi, planeti juaj në pushtet, është në Shtëpinë tuaj të Katërt të Shtëpisë duke treguar që jeni përqëndruar në përmirësimin e gjendjes së jetesës.
Afërdita po shkon në prapavijë në Akrep këtë muaj më 5 tetor deri më 16 nëntor dhe kështu mund të ndjeheni si të lëkundur në lidhje me marrëdhëniet e ndryshme. Është paksa një kohë rraskapitëse për ju që ju pengon vazhdimisht.
Mërkuri do të shkojë në prapavijë sërish në tre javë, nga 16 nëntori deri më 6 dhjetor. Mesazhi nga universi është i qartë: Ngadalësoni dhe analizoni punën që keni bërë dhe shikojini me tjetër sy marrëdhëniet që keni krijuar duke gjetur mënyra për t’i forcuar ato.
Hëna e plotë në Dem më 24 tetor do ketë ndikim tek ju. Mund të ketë lidhje me një marrëdhënie biznesi, e cila do të ndikojë tek reputacioni profesional. Ngjarjet do të jenë pak të paqëndrueshme dhe në një atmosferë të tillë, mund të mos e shihni qartë se ç’po ndodh realisht.
Nëse jeni në një marrëdhënie, trajtojeni këtë moment me kujdes. Pritni pak çaste para se të reagoni; kështu do të gjeni fjalët e duhura për të krijuar një atmosferë më të ngrohtë.